Civil ka pranuar konfirmim zyrtar për informatën se ka pasur arrestim të dy personave për ryshfet të votuesve në Tearcë. Informata jozyrtare e cila ka arritur deri te CIVIL nga terreni, se një person është arrestuar nën dyshim për ryshfet të votuesve, tani është konfirmuar edhe nga burime zyrtare në Ministrinë për Punë të Brendshme.
CIVIL ësht në fazë të vëzhgimit post-zgjedhor, ndërsa në komunën e Tearcës ka caktuar vëzhgues menjëherë pas vendimit të Gjykatës Administrative për rivotim në vendvotimin 2011, për shkak të parregullsive të shënuara.
This post is also available in: MacedonianEnglish