Saktë 32 folëse dhe folës e kanë konfirmuar praninë e tyre në Konferencën për reforma zgjedhore: Perspektivat e zgjedhjeve të Maqedonisë, ndërsa numri i paraqitjeve për prani vazhdimisht rritet, informojnë nga ekipi i CIVILit për komunikim. Konferencën do ta hapin Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.
Në emër të Qeverisë, duke pasur parasysh se njëkohësisht do të merr pjesë në kuvendin e KB, me video mesazh do të drejtohet Kryeministri Zoran Zaev. Renata Deskoska nga LSDM, Ministrja për drejtësi, do të flet për hapat e reformave në sferën e sistemit zgjedhor. Pas saj do të flasin Damjan Mançevski nga LSDM, Ministër për shoqëri informatike dhe administratë dhe Goran Milevski nga LDP, Ministër për vetëqeverisje lokale. Në emër të më tepër partive politike, do të flasin liderët e tyre ose përfaqësues të lartë, siç janë Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa, DOM, NSDP, PCER, GDU, Demokratë e tjerë. Mes partive parlamentare nga të cilan nuk ka asnjë përgjigje janë VMRO -DPMNE dhe BDI.
“Vlerësojmë se është e rëndësishme të kyçet opinioni në reformat e sistemit zgjedhor. U bëjmë thirrje publike partive VMRO-DPMNE, BDI, PDSH dhe partive tjera politike t’i përgjigjen ftesës, madje edhe me refuzim” – apelojnë nga ekipi organizues i CIVILit.
CIVILi ka ftuar ekspertë relevantë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare dhe bashkësisë ndërkombëtare. Mes folësve janë edhe Alekandar Krzhallovski, MCMS, Darko Aleksov, MOST, dr. Vllado Buçkovski, dr. Neda Maleska Saçmarska dhe shumë tjerë. Për përshëndetje është edhe interesimi i disa kryetarëve të komunave për pjesëmarrje në Konferencë, si dhe njerëz nga iniciative formale dhe joformale qytetare.
Konferenca do të mbahet në Shkup, në Hotelin Kontinental ( salla e Kristaltë), më 25 shtator me fillim në ora 12. Nga CIVILi theksojnë se në konferencë janë të ftuar liderët e partive pavarësisht përkatësisë partiake. Përfaqësimit në përbërjen aktuale në Kuvend ose është jashtë kuvendit. “Për ne nuk ka të vegjël ose të mëdhenj, për ne janë të gjithë me rëndësi të barabartë” – thonë nga CIVILi.
Në konferencë do të bëhet fjalë për nevojën për reforma në sistemin zgjedhor në tërësi, ndërsa më konkretisht do të hapen temat për Kodin Zgjedhor, modelin zgjedhor, Listën e Votuesve, financimin politik dhe mediat dhe zgjedhjet. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në Konferencë do të tentojnë t’u përgjigjen pyetjeve nëse, si dhe në cilin afat kohor janë të mundshme reformat në sistemin zgjedhor.
Sipas Agjendës, pas hapjes dhe prezantimit, do të flasin përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe të Qeverisë, dhe do të pasojë pauzë. Në vazhdim të agjendës janë organizatat joqeveritare, ekspertët, iniciativat qytetare, ndërsa në segmentin e fundit të agjendës është siguruar kohë për diskutim nga të gjithë pjesëmarrësit.
Prania është e mundshme përmes plotësimit të aplikimit ose në bazë të ftesës së drejtpërdrejtë nga CIVILi.
This post is also available in: MacedonianEnglish