Kthimi i hapësirës së veprimit të shoqërisë qytetare

Fondacioni Hajnrih Bell, zyra në Sarajevë, dhe CIVIL – Qendra për Liri organizojnë prezentim dhe panel diskutim “Ngushtimi i hapësirës së veprimit të shoqërisë qytetare” nesër (e martë, 14 shkurt) në hotelin Park Residence  (pas stadiumit të futbollit), me fillim në ora 12:30.

Bëhet fjalë për prezantimin e publikimit “Shrinking Spaces in the Western Balkans” në botim të Fondacionit Hajnrih Bell në të cilën bëhet fjalë për fenomenin global të ngushtimit të hapësirës së veprimit të aktorëve të shoqërisë qytetare që po merr hov edhe në rajonin tonë. “Shoqëri e robëruar”, “Okupim i hapësirës publike”, “Hapësira publike na takon neve”, “Popullizmi dhe krimi si model i sistemit politik Maqedonas”, “Bluz Boshjnak: kulturë, presion, mbytje”, “Mediat dhe hapësira publike në demokraci”, janë disa nga temat të cilat i shqyrtojnë 16 autore dhe autorë, gazetarë, aktivistë dhe punëtorë akademikë të njohur  nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia.

Këtë punë të jashtëzakonshme do ta promovojë Marion Kraske, drejtoresha e zyrës së Sarajevës së Fondacionit Hajnrih Bell.

Menjëherë pas prezantimit, do të mbahet panel diskutim me prof. Nano Ruzhin, Nikolla Naumoski, Sllavço Dimitrov dhe Xhabir Deralla. Moderatore dë të jetë Monika Taleska.

Shrinking spaces FB event banner - Copy

Të ftuar janë mediat, përfaqësues të shoqërisë qytetare, dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.

Sektori joqeveritar në Maqedoni është shënjestër e kërcënimeve të strukturave sunduese, përmes proceseve restriktive. Për një kohë të gjatë, organizatat qytetare satanizohen në mënyrë vulgare, sikur janë pjesë e  komplotit për shkatërrimin e shtetit. Për një numër të madh të organizatave të shoqërisë qytetare, si dhe kundër aktivistëve, gazetarëve dhe intelektualëve, zhvillohen fushata  dhe zbatohen hetime nga organet policore dhe të inspektimit. Gjuha e urrejtjes dhe thirrjet e hapura për ekzekutim, janë të pranishme në publik vite me radhë, ndërsa u intensifikuan pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të vitit 2016.

Hashtagu për evenimentin është #ShrinkingSpaces.

This post is also available in: MacedonianEnglish