Mbledhja e Kuvendit Të CIVILit do të mbahet më 15 dhe 17 tetor, në të cilën do të shqyrtohen rezultatet e arritura në periudhën e kaluar, dhe do të merren vendime edhe për përcaktime strategjike dhe programore në periudhën e ardhshme pesë vjetore.
Propozim-agjenda e mbledhjes së Kuvendit të CIVILit po përgatitet me intensitet veçmë një muaj e gjysmë. Agjenda është mjaft ambicioze, dhe ndër tjera parashikohet diskutim për ide creative për aktivitetet dhe projektet e ardhshme të CIVILit. Parashikohen edhe përmirësime organizative dhe metodologjike për funksionimin më efikas në hap me proceset dhe trended botërore.
Kuvendi i CIVILit do të diskutojë edhe për ide dhe vizione të reja që do të bëhen pjesë e strategjisë 2021-2025.
Ekipi i CIVILit për komunikime
This post is also available in: Macedonian