MERRNI PJESË NË PROJEKTET DHE TRAJNIMET FALAS TË CIVILIT

CIVIL – Qendra për Liri ka nevojë për bashkëpunëtorë/ raportues nga e gjithë Maqedonia.

Angazhimi është me kohëzgjatje prej 9 deri 12 muaj. Afati i paraqitjes: 15 gusht. Kushtet për aplikim janë të njëjtat si në thirrjen “Bëhu pjesë e ekipit të Civilit” (klikoni linkun dhe ju lutemi, lexoni me vëmendje).

Kandidatët që do të bëhen pjesë e rrjetit të projekteve të Civilit, do të kenë mundësinë të marrin pjesë edhe në projekte tjera të organizatës. Për çdo raport të publikuar nga bashkëpunëtorët/ raportuesit e  Civilit, gjegjësisht të CIVIL Media, do të jepet honorar prej 1000 denarë bruto.

Civili do të organizojë trajnime për gazetari dhe vëzhgim për kandidatët për pozita honorariste, si dhe për vullnetarët, prëkrahësit dhe anëtarët. Varësisht nga numri i të paraqiturve, do të përcaktohen qytetet dhe terminet në të cilat do të mbahen trajnimet. Shpenzimet e rrugës për pjesëmarrje në trajnime do të mbulohen nga Civili. Punëtoritë do të mbahen në pjesën e parë të muajit shtator.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian