Nimic: Qeveri e re dhe stabile, kusht për vazhdimin e negociatave për emrin

Kushti për vazhdimin e bisedimeve për marrëdheniet mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, është formimi i Qeverisë së re, stabile dhe funksionale në Maqedoni. Ky është qëndrimi i ndërmjetësuesit në negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, i cili ka biseduar me shefin e diplomacisë Greke, Nikos Koxias, gjatë vizitës së tij të fundit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Siç transmeton gazeta Greke “ Greek news”, Nimic ka shprehur gatishmëri për  riaktivimin e bisedimeve mes dy shteteve, të cilat janë në pushim gjatë dy viteve të kaluara, për shkak të krizës politike në Maqedoni.

Sidoqoftë, derisa Maqedonia për një kohë të gjatë e ka lënë pas dore këtë problematikë, për shkak të fokusit ndaj problemeve të brendshme, Nimic dhe Koxias,  gjatë disa muajve të fundit, për herë të tretë po takohen dhe po bisedojnë.

kotzias-nimitz-guterres-770x470

“Kam biseduar disa herë me ministrin gjatë vitit të kaluar. Me interes të madh pres rritje të aktiviteteve në këtë temë. Me shprese se së shpejti në Shkup do të ketë Qeveri të re dhe shpresoj që pastaj të vij në rajonin dhe të vlerësoj nëse do të mund të bëjmë ndonjë gjë konstruktive rreth emrit”, ka deklaruar Nimic për “Greek news”.

Për takimet e mediatorit në negociatat, Nimic dhe shefi i diplomacisë Greke, Koxias, në periudhën kur në Maqedoni problemi me emrin është i larguar nga agjenda, Ministri për Punë të Brendshme Nikolla Poposki, është pa qëndrim zyrtar. Ai dje i ka komentuar relacionet me fqinjët, por në aspekt të Platformës së partive Shqiptare dhe takimeve të tyre dhe të përfaqësuesve të tyre me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaqi.

01ca55a8f290f92d5d0d165adbe0da4b_w148

Sipas Poposkit, “ nuk është mirë e as e përshtatshme, kur kryeministër ose president nga një shtet fqinj, në mënyrë të drejtpërdrejtë përzihet në punë të brendshme. Posaçërisht jo në periudhë pas zgjedhjeve të zbatuara në mënyrë demokratike dhe para formimit të Qeverisë, për arsye se përcillen sinjale të gabueshme në rajon. Çdo herë kemi qenë korrekt në bashkëpunimin me fqinjët. Më mirë do të jetë edhe ata të na bashkangjiten asaj rruge, në vend se të vendosen “mina” të cilat sjellin rrezik për të gjithë”.

M.T

This post is also available in: Macedonian

Препорачуваме: