Nuk ka përse votuesit ta kryejnë punën e institucioneve!

Gjatë ditës së parë nga qasja publike në Listën zgjedhore në prag të Referendumit, deri te CIVILi erdhën dhjetëra paraqitje për problem. Problemet e vjetra, në kundër bindjeve nga politikanët dhe KSHZ-së, ende janë evidente. Kjo është thirrje deri te qytetarët të reagojnë dhe të paraqitin në CIVIL. Fantomët në Listën zgjedhore janë kthyer dhe janë vendosur në mënyrë komote në adresat e qytetareve dhe qytetarëve që u lajmëruan në organizatën tonë. Morëm edhe një paraqitje për person të ndjerë i cili ende figuron në Listën zgjedhore.

Në një rast, një qytetar na shkruan se menjëherë është lajmëruar në KSHZ të paraqit disa “mysafirë të pa paralajmëruar” në adresën e vetë. Nga atje, si dhe në proceset e kaluara zgjedhore, e kanë drejtuar të lajmërohet në MPB. Votuesit përsëri e dëgjojnë tregimin e vjetër: gjithmonë dikush tjetër është përgjegjës.

CIVILi i thërret qytetaret dhe qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë për qasje në Listën zgjedhore dhe t’i paraqesin parregullsitë në KSHZ, por edhe në CIVIL, me qëllim të zbatohet kontroll publik i procesit. Ajo mund të bëhet me mesazh në adresën elektronike të CIVILit: [email protected], me shenjë: Listë zgjedhore. Në mesazhin shënoni emër dhe mbiemër të personave realisht ekzistues, adresën, ndërsa pastaj emrat dhe mbiemrat e personave që nuk jetojnë në atë adresë. Në dispozicion është edhe numri I telefonit: 02 / 520 91 76 prej ora 9 deri 17, çdo ditë pune.

I ftojmë institucionet ta thjeshtëzojnë procesin e zgjidhjes së rasteve që do t’i paraqesin qytetaret dhe qytetarët. Nuk ka pse votuesit vetë ta kryejnë punën e institucioneve, ndërsa më pas të shëtiten nga një në derë tjetër dhe, në fund, përsëri të mos zgjidhet problemi!

 

This post is also available in: MacedonianEnglish