Panel i CIVIL: “Maqedonia pa kokë”

Gjendja politike në të cilën për momentin gjendet Republika e Maqedonisë, është e ndërlikuar. Është pothuajse e sigurt se BDI nuk do të formojë Qeveri të re me VMRO-DPMNE. Megjithatë, duhet pasur parasysh edhe faktin se lideri i BDI, Ali Ahmeti, në të gjitha vitet e martesës politike me VMRO-DPMNE, nuk ka punuar për realizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të nënshkruar në vitin 2001. Sipas disa nga panelistët e diskutimit të sotëm “Maqedonia pa kokë”, në organizim të CIVIL Qendrës për Liri, përgjegjësia do të mbetet mbi LSDM, e cila sipas të gjitha gjasave do të formojë Qeverinë e re me BDI, që pas dy vitesh të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

Mirëpo, deri atëherë LSDM do të duhet të punojë me pjekuri, që Maqedonia të kthehet në rrugën demokratike dhe t’i forcojë institucionet. Nga ana tjetër, Maqedonia është e larguar nga agjenda euro-atlantike, e cila për koalicionin e deritanishëm në pushtet, ka qenë më tepër përcaktim deklarativ. Për kthimin e sërishëm në rrugën euro-atlantike, e cila për Maqedoninë është domosdoshmëri politike dhe gjeostrategjike, është patjetër të bëhet marrëveshje për vizionin e përbashkët të qeverisë së re, e mandej për prioritetet e saj. Për arsye se Maqedoninë, pas formimit të Qeverisë së re, përsëri e pret agjendë e rëndë me shumë sfida.

Këto janë pikat kryesore nga paneli i sotëm “Maqedonia pa kokë”, nga projekti “Përpara, i organizuar nga CIVIL në hetelin “City Park” në Shkup. Hashtagu i panelit të sotëm ishte #ezhbllokuar, ndërsa panelistë ishin Dr. Sasho Ordanoski, analist politik dhe profesor universitar, Dr. Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane dhe Ramadan Ramadani, profesor universitar dhe kolumnist n javoren “Fokus”.

IMG_2615

Para përfaqësuesve të ambasadave, të partive politike, para aktivistëve nga sektori qytetar dhe përfaqësuesve të mediave, mediatoret e panelit të sotëm, Dijana Tahiri dhe Marija Tegovska, i hapën tre pikat aktuale : “Kombinime koalicionesh”, “(Dis) balans etnik, dhe “Vallë BE dhe Nato janë opsion për Maqedoninë?”.

Në paraqitjen e tij hyrëse në temën “Kombinime koalicionesh”, Dr.Sasho Ordanoski tha se nuk ka dilema se në Maqedoni po përgatitet qeveri mes BDI dhe LSDM.

“Rruga e koalicionimit mes BDI dhe LSDM nuk ka alternativë. LSDM duhet të ketë pjekuri të mjaftueshme që të kthejë goditjen, që të vejmë deri te një Maqedoni tjetër, për të cilën ne në sektorin qytetar angazhohemi. Është në pyetje vetëm një teatër, i cili do të duhet të duohet. BDI dej doli me deklaratë se nuk ka parti preferuese me të cilën do të bente koalicionin. Ali ahmeti në kuptim politik është histori. Mua më vjen shumë keq që nuk u largua nga politika kur ishte në maje. Në Maqedoni, pas dy vite, përsëri do të kemi zgjedhje”, tha Dr. Ordanoski.

Profesori Ramadan Ramdani dha prognozën e tij pët dy kombinime të mudnshme koalicionuese:” PSP- Qeveri, ose Hallkidiki –Qeveri. PSP-Qeveria shtë reagimi i parë i BE, i cili e mbështet këtë lloj qeverie, që ti zbatojë reformat dhe të sigurojë punë të papenguar të PSP. Dhe mendij se kjo është ajo që na pret në fund të ditës ose muajit. Opsioni i dytë është që menjëherë, më heret, në të kaluarën, të formohet qeveri nga VMRO- DPMNE dhe BDI, të cilën për shkak të misterit dhe pakuptimshmërisë, e  quaj në mënyrë poetike, Hallkidiki Qeveri”.

Sipas Dr. Ristevska- Jordanova, nuk mund të premtohet qasja e re drejt BE.

“Është fakt se, edhe përskaj asaj që sundimi i drejstësisë vendoset në mënyrë deklarative, se realisht, gjeopolitika ka rol të madh dhe se çështjet e sigurisë do të kenë rol të madh. Nuk mund të presim qasje t shpejtë. Edhe vetë anëtarësia në BE, nuk do të ketë fuqinë tërheqëse si deri tani. Mbetet që ne vetë të luftojmë për vlerat evropiane, dhe të mos presim që dikush nga anash të vijë dhe të na i japë të gjitha zgjidhjet”.

Monika Taleska

This post is also available in: MacedonianEnglish