Qytetaret dhe qytetaret, si dhe kandidatët për kryetarë komune dhe bartësit e listave për këshilltarë në zgjedhjet vendore, kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në Komisionet Komunale Zgjedhore në komunat ku jetojnë ose drejt në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sot, deri në mesnatë.
Civili u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën për ankesë, dhe njëkohësisht ta lajmërojnë Civilin për ankesën.
Rreth 150 qytetare dhe qytetarë nuk mundën ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë më 15 tetor, sepse nuk janë gjetur në Listën e Votuesve. Kjo është lëndim i të drejtës votuese dhe në kundërshtim me rekomandimet nga ODIHR.
Civili u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin lëndime të së drejtës për votim ose parregullsi zgjedhore në formularin onlajn www.zgjedhjetëlira.info ose në postën elektronike në [email protected]. Telefonat: 02/5209 176, 071 608 523, 078/746 138.
Gjithashtu, Civili e informon opinionin se në ueb faqet www.civilmedia.mk në gjuhën maqedonas dhe www.drejt.mk në gjuhën shqipe, botohen informata dhe raporte nga monitorimi zgjedhor i Civilit dhe informata tjera të rëndësishme për qytetaret dhe qytetarët. Shpërndarja në rrejtët sociale dhe marrja e këtyre përmbajtjeve është e lejuar (sipas licencës Creative Commons) dhe është e mirëseardhur.
This post is also available in: MacedonianEnglish