Numri i armëve të vogla dhe të lehta (revoleve) në qarkullim, sot në tërë botën është rreth 875 milionë dhe edhe aq prodhohen në nivel vjetor nga mijëra prodhues nëpër tërë botën.
Si merret arma e lehtë?
Në mënyrë ligjore: shitore për armë, poligonë, panaire për armë dhe onlajn.
Në mënyrë joligjore: përmes tregtisë së palejuar dhe tregti së së armëve të vogla dhe të lehta dhe armëve jolegale, këmbime në rrjete kriminele, vjedhje nga magazinat qeveritare, kompanitë private për siguri, shitore, shtëpi dhe automjete.
Pasojat nga tregtia me armë të vogla dhe të lehta është arsye kryesore për migrimin e dhunshëm dhe lëvizjet në botë. Dhuna me armë është arsyeja kryesore për urinë në botë. Dhuna me armë ndikon mbi zhvillimin e shteteve, për shembull, Banka Inter-Amerikane për zhvillim vlerëson se dhuna në venbdet në Amerikën Latine i kushton mes 3% deri 15% nga GDP në nivel vjetor.
Kufizimi i bevojave themelore – pasiguria ndikon në sjelljen e vendimeve, qasja deri te ushqimi, uji dhe strehimet, si dhe mobiliteti dhe tregtia. Ata që kanë më së tepërmi nevojë hpesh janë më të dëmtuarit, siç janë agjencitë humanitare që i tërheqin të punësuarit e tyre për shkak të rreziqeve.
Keqpërdorimi i armëve të lehta sjell edhe deri te lehtësimi i veprimeve siç janë tregtia me drogë, tregtia me njerëz, dhuna seksuale, transmetimi i HIV, gjuetia e kafshëve të egra, varfëria, frikë nga komuniteti dhe shkurtimi i aktiviteteve ditore jetësore. Në një studim nga Meksika në vitin 2009, për shembull, 60% nga prindërit janë pëprgjigjur se krimi dhe dhuna i nxisin t’i ndalojnë fëmijët nga loja jashtë.
Dhuna e armatosur vret rreth 526. 000 njerëz. Vlerësohet se për çdo raste vdekjeje si pasoje nga dhuna e armatosur, ndodhin edhe deri tetë herë më tepër lëndime.
Dhuna e armatosur në vitin 2016 i bën shpenzim shëndetësisë publike në SHBA rreth 229 milionë dollarë ppër sigurim shëndetësor, zbatim të ligjit, sigurim dhe shpenzime tjera. Në pjesën tjetër të botës shuma është edhe më e madhe.
Në Britaninë e Madhe dhuna e armatosur është shkaku i tretë për dëmtimin e palcës kurrizore.
Sa u përket statistikave lidhur me moshë, gjini dhe dhunë të armatosur, në nivel global 84% nga njerëzit që kanë vdekur nga dhuna, janë burra dhe djemë të ri. Tinejxherët dhe të rinjtë janë të ekspozuar para rrezikut më të madh. Shumica e grave janë të ekspozuara para dhunës seksuale. Në pjesën më të madhe të botës burrat shfrytëzojnë armë zjarri (më tepër se 90%).
Në SHBA, sulmet e dhunëls familjare që përfshijnë armë zjarri kanë mundësi 12 herë më të madhe të përfshijnë kërcënime me armë. Pabarazia gjinore, pranimi kulturor i dhunës mbi gratë krijojnë klimë të favorshme për ekspozimin e grave para rrezikut.
Programi i aksionit për parandalim, luftë dhe çrënjosje të tregtisë së palejuar me armë të vogla dhe të lehta në të gjitha aspektet (POA) 13 është e miratuar në vitin 2013 nga të gjitha vendet anëtare të KB. Kjo marrëveshje obliguese politike vendos kornizë për përmirësimin e ligjeve dhe rregullave nacionale për parandalimin e tregtisë së palejuar dhe të tregtisë së pakontrolluar të armëve të vogla dhe të lehta, duke e përfshirë e dhe importin, transportin, transitimin, ndërmjetësimin dhe drejtimin me material. POA vendos procedura për të gjitha shtetet për kyçje në bashkëpunim dhe ndihmë. Në vitin 2018, konferenca e KB do të mbahet në Nju Jork, ku do të kontrollohet znatimi i POA dhe do të verifikohen mënyrat me të cilat ajo mund të forcohet.
This post is also available in: MacedonianEnglish