Patriotizëm – PO, nacionalizëm -Jo!

Civili e zbaton projektin “Patriotizëm – PO, nacionalizëm – JO!”, me qëllim të kontributit për forcimin e bashkëjetesës, përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe drejt përshpejtimit të proceseve euro-integruese të Maqedonisë.

Çështja kyçe me të cilën do të merret projekti është fakti se nacionalizmi ka efekt shkatërrues për proceset integruese dhe për gjithë vendin në përgjithësi. Projekti zbatohet në moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe delikat për vendin, duke pasur parasysh faktin po zhvillohet procesi i forcuar i zgjidhjes së kontestit me emrin, si dhe hapa të mëdha në aspektin e integrimeve në BE dhe NATO.

Qëllimi i projektit është të shpjegohet dallimi mes patriotizmit dhe nacionalizmit dhe të tregohen përfitimet dhe pasojat nga nacionalizmi, me çka do të kontribuohet për forcimin e bashkëjetesës, përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe drejt përshpejtimit të proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë.

Me këtë projekt, në të cilin do të ketë 120 përmbajtje dhe aktivitete për vetëm 11 javë, aq sa zgjat faza fillestare, Civili do ta paraqesë qartë dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizmit. Njëri i ndihmon vendit, ndërsa tjetri ndikon në mënyrë destruktive. Qytetaret dhe qytetarët do të kanë mundësi unike të ndjekin dhe të jenë pjesë e një dialogu publik, do të edukohen dhe do t’u jepet mundësi të kontribuojnë për tejkalimin e pasojave nga nacionalizmi.

Ekipet e Civilit do t’i parashtrojnë pyetjet: “Çfarë është patriotizmi, e çka nacionalizmi? Cilat janë përfitimet nga njëri, dhe pasojat nga tjetri? Çfarë mund të bëjnë qytetaret dhe qytetarët, dhe çfarë institucionet dhe strukturat tjera të fuqisë në vend, që të tejkalohen pasojat nga ndikimi shkatërrues i nacionalizmit?”

Përgjigjet do të kërkohen përmes anketave, kolumnave dhe intervistave, ndërsa do të përgatiten dhe analiza dhe rekomandime të cilat organizata do t’i kumtojë në takime me mediat dhe qytetaret dhe qytetarët, si dhe me institucionet në nivel lokal dhe nacional.

Projekti është i mbështetur nga programi Civika Mobilitas.

This post is also available in: MacedonianEnglish