Përfaqësim i pamjaftueshëm i grave në luftën kundër armëve të vogla dhe të lehta

CIVIL –Qendra për Liri, në partneritet me Rrjetin Ndërkombëtar të Aksionit për Armë të Lehta (International Action Networ on Small Arms –IANSA), merr pjesë në Javën globale për aksion kundër dhunës me armë, që mbahet nga viti 2003/ Tema e aksionit global këtë vit është “Rruga drejt zhvillimit dhe paqes fillon me heshtjen e armëve”.

CIVIL –Qendra për Liri gjatë kësaj jave do të publikojë një varg tekstesh për gjendjen me kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Tema e sotme ka të bëjë me zbrazëtirat në pjesëmarrjen e grave dhe prfaqësimi i tyre në luftën kundër armëve të vogla dhe të lehta. Kuptimi i lidhjeve mes kontrollit të armatimit dhe çështjeve gjinore nga autoritetet duhet të përmirësohet. Ato lidhshmëri duhet të reflektohet në legjislativën dhe në proceset tjera të qeverisë.

Problemet themelore të cilat i njeh IANSA në aspektin e përfshirjes së grave, kanë të bëjnë me mospranimin e lidhshmërisë mes kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe rezolutave që kanë të bëjnë me gratë, paqen dhe sigurinë.

Rezultatet nga Konferenca Bienale e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk arrijnë deri te agjencitë shtetërore të cilat kanë autorizime për rritjen e pjesëmarjes së grave. Politikat e ekskludimit janë rezultat i koordinimit të dobët mes agjencive. Ekziston mungesë e madhe e vullnetit politik për institucionalizim dhe zbatim të obligimeve për pjesëmarrjen e grave. Numri i grave në proceset vendimmarrëse për kontrollin e armëve, është i vogël. Numri i grave në proceset vendimmarrëse pëpr kontrollin e armëve është i vogël, dhe ato perceptohen si teritor/çëshjte ekskluzivisht mashkullore.

Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta konsiderohet si përgjegjësi ekskluzive e sektorit të sigurisë. Për shkak të roleve gjinore, stereotipeve dhe simboleve, gratë janë pakicë në sektorin e sigurisë, që dominon në proceset e kontrollit për armë të vogla dhe të lehta. Politikat nacionale për armët ( në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim) përgatiten pa pjesëmarrje të grupeve femërore, dhe shpesh, në konsultim me grupe në të cilat dominojnë meshkuj, të cilët nuk i reflektojnë brengat e grave, ose rreziqet e veçanta për gratë, që dalin nga keqpërdorimi i armëve të vogla.

Programet për çarmatim, demobilizim dhe reintegrim (ÇDR) në shumë raste janë të destinuara për burrat dhe nuk i njohin gratë që nuk mbajnë armë. Kampet për demobilizim nuk janë të dizajnuara t’u përgjigjen nevojave të grave si luftëtare, jo-luftëtare ose ato që i shoqërojnë luftëtarët meshkuj. Këto programe rrallë merren me çështjet siç është shëndeti reproduktiv, mbështetje psikosociale dhe kujdesi prë fëmijët. Ekziston mungesë e madhe e mekanizmave për sigurimin e pjesëmarrjes së grave në proceset paqësore dhe të sigurisë, dhe posaçërisht në proceset për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Ndikimi i pasqyrës për meshkujt si luftëtarë dhe mbrojtës,dhe për gratë si grup i pafuqishëm të cilit i duhet mbrojtje, si dhe qëndrimet negative të burrave dhe grave ndaj pjesëmarrjes në proceset për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, ndikojnë mbi politikat e mospërfshirëse të grave në këtë procese. Ekziston mungesë serioze e hulumtimeve për ndikimin e pjesëmarrjes së grave në kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, si dhe në proceset tjera paqësore dhe të sigurisë, fondet për orvatjet për krijimin e dimensionit gjinor të proceseve ushtarake dhe paqësore janë të pamjaftueshme si dhe për programet (ÇDR).

Udhëzimet për përmirësimin e gjendjeve me pjesëmarrjen e grave në kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta kanë të bëjnë para së gjithash me njohjen e lidhshmërisë mes kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe Rezolutës 1325 të Këshillit për Siguri  të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta 1325  është dokumenti I pare formal- juridik I Këshillit për Siguri për parandalimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe mbështetje për pjesëmarrje të grave në negociatat paqësore dhe rikonstruimit post –konfliktor, si dhe për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna me bazë seksuale dhe gjinore në konflikte të armatosura. Kjo resolute u shndërrua në kornizë për organizimin e agjendës që ka të bëjë me grate, paqen dhe sigurinë.

This post is also available in: MacedonianEnglish