Përfaqësues qytetarë, të biznesit, qeveritarë dhe të mediave do të flasin për lirinë dhe pjesëmarrjen qytetare

Këshilli për marrëdhënie me publikun i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Marjan Zabrçanec, kryetari i komunës Kumanovë, Maksim Dimitrievski, përfaqësuesja e Qendrës ndërkombëtare për shoqëri civili ( Berlin, Gjermani), Brandi Gerking, përfaqësuesit e Civilit, Maja Ivanovska, Sinisha Stankoviq dhe Xhabir Deralla, aktivistja për të drejtat e njeriut Jasminka Golubovska, Vanço Ordanoski nga biznes komuniteti, janë disa nga folësit në konferencën “Karta Qytetare – Kornizë globale për pjesëmarrje të qytetarëve” që do të mbahet nesër ( 28 mars, 2018), në hotelin City Park me fillim në ora 13.

Konferenca paraqet mundësi ekskluzive që opinioni të kuptojë më tepër për KARTËN QYTETARE dhe për mundësitë për bashkëpunim mes sektorëve dhe partneriteteve. Civili dhe Qendra ndërkombëtare për shoqëri qytetare ( me seli në Berlin), do t’i prezantojnë këndvështrimet e tyre dhe mundësitë për bashkëpunim mes shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe qendror, mediave, biznes komunitetit, partive politike dhe palëve dhe strukturave tjera të prekura vendimmarrëse.

Si folës në konferencën janë të ftuar përfaqësues të Qeverisë, pushtetit lokal dhe Kuvendit, si dhe nga shoqëria civile dhe biznes komuniteti.


“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njihen me Kartën Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Projekti “Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.

This post is also available in: MacedonianEnglish