Platforma e BDI-së, Besa-s dhe Aleancës për Shqiptarët dhe (dis)balansi etnik në Maqedoni

Miratimi i deklaratës post- zgjedhore e tre partive të Shqiptarëve të Maqedonisë, e ashtuquajtur Platformë, ka shkaktuar tronditje edhe në opinionin Maqedonas edhe në atë Shqiptar. VMRO-DPMNE si parti e cila ka fituar mandatin për formim të qeverisë së re, ka dalë me qëndrim se dokumenti i nënshkruar nga BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, për ata është i papranueshëm edhe me kusht të mos-formimit të qeverisë. CIVIL-Media i përcjell qëndrimet e analistëve politikë, profesorëve universitar Sasho Ordanoski dhe Ramadan Ramadani, për çështjen e (dis)balansit etnik në Maqedoni, si refleksim i Platformës së miratuar.

Në panelin “Maqedonia pa kokë”, që u mbajt në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, profesori Ramadani theksoi se nga formimi i Republikës Sovrane të Maqedonisë në vitin 1991, në shtet ka disbalance të ndryshme të cilat zvarriten me vite. Një pjesë nga ato veçmë janë zgjidhur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit në vitin 2001, por se BDI është faktori i rrumbullakësimit të kësaj marrëveshje në koalicionin prej një dekade me VMRO-DPMNE. Kështu që, publiku i Maqedonisë, siç thotë Ramadani, ka harruar se disa çështje veçmë janë zgjidhur.

“Këtu hyjnë edhe gjuha edhe debati për himnin dhe stemën. Dhe i tërë ai manifest, kjo Platformë që është sjellur, në një mënyrë ishte pranim i BDI se asnjërën nga këto çëshjte nuk i ka kryer. Madje, edhe në mënyrë më radikale, mund të paraqitet se BDI atë ditë, ka pranuar se asnjëherë nuk ka pasur platformë politike, dhe dolën dy parti politike, të cilat e detyruan BDI të merret me politikë. Kjo mund të shihet edhe në këtë mënyrë, me siguri, edhe me ndërmjetësimin e kryeministrit të Shqipërisë, i cili jo vetëm se është kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por në një mënyrë edhe kryeministër i shqiptarëve. Dhe ky distinkcion është shumë i rëndësishëm, posaçërisht te Shqiptarët në Shqipëri dhe në Maqedoni”, u shpreh Ramadani.

Sipas tij, pjesëmarrja e Ramës në negociatat post zgjedhore është vetëm lehtësim si pasojë e retorikës së ashpër parazgjedhore të partive Maqedonase dhe partive të Shqiptarëve në Maqedoni, e cila shkatoi shumë animozitete.

“Në periudhën parazgjedhore, mes Shqiptarëve, si dhe mes Maqedonasve, u përdorën shumë fjalë të rënda. Kishte shumë akuzime se disa janë më “shkije se shkijet”, se disa janë pro-Turq, disa pro-Rusë..., dhe i gjithë ky animozitet nuk pati asnjë mënyrë për rregullimin intern. Aq zgjati thellësimi. Dhe besoj se një gjë e tillë do të ndodh edhe në bllokun Maqedonas. Është patjetër që rritja e një farë aleance brenda një komuniteti ndonjëherë të rregullohet. Dhe e treta, gjë të cilën mendoj se publiku duhet ta dijë, është – prej nga vjen provokimi nga kjo Platformë? Sipas meje nuk është e drejtë se me çfarë përmasa është kuptuar kjo në pjesën Maqedonase të publikut. Tani, ne kemi parlament në të cilin është ulur një kriminel lufte, i gjykuar për krime, për vrasje të Shqiptarëve. Dhe ky është provokimi më i madh etnik i cili po ndodh në kohën e fundit këtu dhe i cili është institucionalizuar me prezencën e tij në Kuvend, dhe asnjë deklaratë, jo për Shqipëri të madhe, për edhe për Shqipërinë më të madhe po të ishte, nuk do ta arrinte nivelin e këtij provokimi”, vlerëson Ramadani.

Sipas Dr.Ordanoski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në tërë situatën post zgjedhore ka rol praktik, njësoj si edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Pothuajse u garantoj, sepse e njoh kryeministrin Shqiptar Edi Ramën personalisht, se aspak nuk është i lumtur me atë rol. Siç kisha marrë guximin dhe kisha thënë, se e njëjta vlen edhe për Thaçin. Asnjëri atje nuk është tepër i lumtur të merret me punët e brendshme dhe politikën në Maqedoni. Në rastin e Tiranës, kjo është një “shtyerje” nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas meje, ky nuk është akt i mirë, por se duhet të kuptohet si një prakticitet. Ja, këtë do ta paraqes si një anekdotë, prakticitetit të të pasurit një telefon të cilin mund të lajmërohesh. E dyta, në parim, gjendja e komuniteteve pakicë në çdo shtet dhe cilësia e asaj gjendjeje, çdo herë është çështje e elementit të shumicës. Do të thotë, për gjendjen e Shqiptarëve në Maqedoni duhet të përgjigjet elementi Maqedonas, për arsye se është shumicë. Për arsye se në atë element janë të koncenturara të gjitha mundësitë më të mëdha për iniciativa, për politikë kreative, zgjidhje konfliktesh, për parashikimin e situatave, kështu që kur të arrini deri te kjo Platforma të cilën e publikoi para së gjithash BDI, unë atë e pagëzova – dokument taktik”, vlerëson Dr. Ordanoski. Ai vlerëson se Platforma është e formuar në mënyrë që të ketë përmbajtje të mjaftueshme të jetë e papranueshme për VMRO-DPMNE, ta kthejë vëmendjen nga diskutimi thelbësor, sepse është e nevojshme “blerja” e kohës, që të përmirësohen disa pozita kinse-politike të BDI, për të cilat edhe në BDI janë të vetëdijshëm se posa i kanë humbur zgjedhjet.

“Pas gjithë asaj që ndodhi në zgjedhjet, BDI dali me deklaratë në të cilën tregon se nuk ka parti preferuese nga blloku Maqedonas me të cilin do të kishin bërë koalicionim. Kështu që, Platforma e arriti qëllimin për të cilin ishte e vendosur. Unë jam relativisht i kënaqur nga skena publike e Maqedonisë, në të cilën nuk pash shumë ashpërsi, histeri rreth komentimeve...Kuptohet se çdo njeri i mençur e ka të qartë se kur kërkoni ndonjë gjenocid prej 44 vitesh, mund ti bëni të gjitha referencat komike...Aty ka kërkesa reale për të cilat nuk është e domosdoshme të paraqiten si platformë. Ta bëni këtë pas 11 vitesh ndarje pushteti është e trupshme! Edhe atë pas një shuplake që e keni fituar në zgjedhje! Të gjitha pikat aty janë reale, pika të rëndësishme, të cilat duhet të jenë lëndë e qeverisë së re mes LSDM dhe BDI. Në fakt, LSDM është elementi i ri  në politikën shqiptare në Maqedoni”, theksoi Dr. Ordanoski.

Sipas tij, LSDM tani është faktor i ri në Maqedoni. Dhe në vend të dy deputetëve të deritanishëm, duhet të ndërtojë pozita dhe ta pasqyrojnë Maqedoninë edhe në listën e tyre të deputetëve, dhe të ketë shtatë deputetë Shqiptarë.

“Mirëpo, ato pika tani janë detyrë e LSDM, dhe do të kisha thënë se LSDM është rezultati më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve, edhe nga Besa, për rezultatin e të cilëve kam komplimente. Por, në kuptim strategjik, rezultati i LSDM është më i rëndësishëm”, përfundoi Dr. Ordanoski në panelin “Maqedonia pa kokë”, që u mbajt të premten në hotelin “City Park” në Shkup, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, si pjesë e projektit “PËRPARA!”

Monika Taleska                                                

Kamera: Atanas Petrovski

This post is also available in: Macedonian