Publikimi “Humbje e identitetit ose… ? onlajn për opinionin

Në pritje të fazës së fundit të ndryshimeve në kushtetutë të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe zgjidhjes së kontestit tridhjetë vjeçar me emrin, CIVILi në platformën mediatike e publikon publikimin “Humbje e identitetit ose…?”, të cilën e promovoi muajin e kaluar.

Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla, deklaroi se projekti “Humbje e identitetit ose…?” është i paramenduar si dekonstruim i narativave nacionaliste, denkostruimit të lajmeve të rrejshme lidhur me procesin historik dhe zgjidhjen e tij pozitive.

Këtyre ditëve kur i gjithë opinioni është i kthyer nga votimi i ndryshimeve në kushtetutë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Civili i publikon qëndrimet e profesoreshës Mirjana Maleska, Mersiha Smailloviq, Ljubço Georgievskit, Xvezdan Georgievskit, Katerina Kollozova, Dijana Tahiri, Mirjana Najçevska, Sasho Ordanoski, Sinisha Stankoviq, Vojo Manevski dhe Xhabir Deralla. Secili nga këndvështrimi i vet, autorët varësisht nga profesioni, por edhe aspiratat personale për identitetin dhe çështjet e identitetit.

Civili përkujton se ky projekt është vetëm pjesë e një game aktivitetesh që i realizon si organizatë për të drejtat dhe liritë  e njeriut, duke vlerësuar nevojën për suksesin e kësaj marrëveshjeje në të cilën është i mbrojtur identiteti i Maqedonasve dhe gjuhës maqedonase. Në të kundërtën, Maqedonia do të përballet me thellimin e kontestit me Greqinë.

Publikimi “Humbje e identitetit ose… ? është në dispozicion për opinionin, në gjuhën maqedonaseshqipe dhe angleze.

Publikimi është rezultat i projektit Humbe e identitetit ose dalje dhe prosperitet?”, në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Publikimi është vulë e kontributit të autoreve dhe autorëve ndaj shpalosjes së çështjeve të identitetit nga aspekte të ndryshme në interesin e diskursit publik që dali n pikërisht nga Marrëveshja e Prespës si hap para në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë për emrin.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish