„Rampë”-panel diskutimi i CIVILit për mospranimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara

CIVILi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, 3 dhjetori, organizon panel diskutim me titull “Rampë”, kushtuar mospranimit të personave me aftësi të kufizuara në shoqër, si dhe proceseve për deinstitucionalizimin dhe qasjen deri te shërbimet e institucioneve në nivel lokal dhe ancional. Paneli do të mbahet më 3 dhjetor, në Muzeun e Qytetit të Shkupit, me fillim në ora 12.

Panelistë në këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme janë Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit, Dushan Tomshiq dhe Vangell Trkaljanov nga Ministria për punë dhe politikë sociale, Bllagica Dimitrovska nga Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë përfshirëse “Inkluziva”, Kumanovë, dhe Xhabir Deralla, CIVIL.

Këtë vit CIVILi shënon 20 vite nga themelimi, kohë e plotësuar me luftë të sinqertë dhe të përkushtuar për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ndërkaq, projekti i parë dhe paraqitja publike e parë e CIVILit para 20 viteve është i lidhur pikërisht me të drejtat e njeriut të personave me aftësi të kufizuara, si dhe vendosjen e rampës së parë për qasje në institucion publik, në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Ekipi i CIVILit për komunikim

This post is also available in: MacedonianEnglish