Referendum i suksesshëm në Gjevgjeli, Civili shënon parregullsi të vogla

CIVIL –Qendra për Liri e vëzhgoi zbatimin e Referendumit në Gjevgjeli më 23 prill të vitit 2017. Pyetja e Referendumit ishte: “A jeni për ose kundër hapjes së minierave për lëndë metalike minerale në territorin e Komunës Gjevgjeli”, ndërsa kishin mundësinë të përgjigjen 19, 363 votues të regjistruar të komunës, ndërsa deri në ora 17 u deklaruan 14,016.

Referendumi është i suksesshëm dhe u zbatua në atmosferë të qetë pa probleme dhe parregullsi të mëdha, ndërsa filloi me kohë në të gjitha 37 vendvotimet.

Megjithatë, ekipi vëzhgues i Civilit regjistroi më tepër parregullsi të vogla në tërë procesin, si dhe në vetë ditën e deklarimit të qytetareve dhe qytetarëve.

Vërejtjet më serioze shkojnë në adresë të institucioneve përkatëse, më saktë, deri te Komisioni Komunal Zgjedhor. Ekipi vëzhgues i Civilit dokumentoi më tepër raste të mosinformimit të votuesve, ndërsa në tërësi, mund të vërehet angazhim i pamjaftueshëm i KKZ për informimin cilësor dhe me kohë të opinionit lokal për Referendumin.

Vërehen edhe lëshime më të vogla në punën e Këshilleve Zgjedhore, UV llamba nuk finksiononte në dy vendvotime, si dhe tre raste të votimit në grup. Shënohen edhe probleme me Listën e Votesve, gjegjësisht, lëndim i të drejtës votuese. Një pjesë nga votuesit nuk mundën të gjenden në Listën e Votuesve.

Këto janë vërejtjet kryesore të vëzhguesve të CIVIL –Qendrës për Liri, për rrjedhën e Referendumit në Gjevgjeli deri në ora 19.


Civili në ditën e deklarimit ishte i hapur për paraqitjet e qytetareve dhe qytetarëve, si dhe për artikujt e gazetarëve qytetarë. Paraqitjet për parregullsi ende  mund të bëhen në numrat e telefonit: 078/746 -138 dhe 077/691-526, ndërsa në dispozitë është edhe ueb faqja Zgjedhje të lira, për paraqitje të parregullsive zgjedhore.

Me këtë rast, i përkujtojmë qytetaret dhe qytetarët se Civili ka publikuar edhe onlajn Paraqitje të presioneve politike, mobingut dhe diskriminimit. Paraqitjet mund të bëhen edhe përmes mesazhit në Fejsbuk faqen - Zgjedhje të lira.

Civili do t’i dorëzojë paraqitjet deri te Komisioni Komunal Zgjedhor në Gjevgjeli, ndërsa për rrjedhën e Referendumit do ta informojë opinionin përmes kumtesave, artikujve në ueb faqen CIVIL Media dhe infromatave në rrjetet sociale të Civilit.

Të drejtë për deklarim në Referendumin kanë diçka më tepër se 19.000 banorë të Komunës Gjevgjeli, në 37 vendvotime.

Civili i ka ndjekur përgatitjet për Referendumin nga momenti i parë, kur këshilltarët e Komunës Gjevgjeli njëzëshëm vendosën për zbatimin. Vëzhgimi i Referendumit realizohet në bazë vullnetare.

 

This post is also available in: MacedonianEnglish