Sela: Edhe BDI edhe PDSH janë përgjegjëse, por fajtorë për gjendjen e Shqiptarëve në Maqedoni janë VMRO-DPMNE dhe LSDM!

Takimi mes përfaqësuesive të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për shqiptarët (koalicionit të Lëvizjes për Reforma në PDHS, NDP dhe Uniteti), e cila u mbajt këtë fundjavë, nuk paraqet fillim të koalicionit, është kategorik lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela, i cili ka dhënë deklaratë për CIVIL Media, në emër të Aleancës. Në bisedën për CIVIL Media, Sela ka treguar për qëllimin e bisedimeve me liderin e BDI, Ali Ahmeti, duke theksuar se edhe partitë tjera shqiptare ishin të ftuara të marrin pjesë.

15683079_10154012760900685_1557248283_n-640x359-620x330

“ Kërkojmë nga populli që të na votojnë, këto janë kushtet të cilat do të dorëzohen deri te partitë politike. Takimi është marrëveshje për koalicionim, kjo vetëm do të thotë se prej tani e tutje, partitë politike shqiptare do të veprojnë në mënyrë politike së bashku, e jo si në 25 vitet e kaluara – të ndarë, pa qëndrime të përbashkëta, pasojë e tëcilave është  eksploatimi i shqiptarëve, procese të montuara politike, shkelje të të drejtave... Unë punoj për bashkimin e qëndrimeve të përbashkëta të partive shqiptare, jo vetëm për këto zgjedhje, por përgjithmonë”, deklaroi Sela.

Në pyetjen nëse fakti  ë nga 25 viteve të përmendura, për 13 vite me radhë BDI është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e bën pikërisht atë pjesë të arsyeve për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët, Sela thotë:

“ Fajin më të madh e kanë LSDM dhe VMRO-DPMNE, ata së bashku na i shkurtuan të drejtat në vitin 1991, me Kushtetutën. Fajtorët kryesorë janë ata. BDI është një nga aktorët të cilët kanë qenë të pafuqishëm, si dhe partitë tjera politike- si PDSH, nëse flasim për 25 vitet e kaluara, ata janë të pafuqishmit të cilët nuk kanë ndaluar politika të këtilla të cilat i kanë bërë maqedonasit: shpallja e pavarësisë, në bazë të shkurtimit të të drejtave të një të tretës së popullatës që jeton në Maqedoni. Edhe ata kanë pjesë të përgjegjësisë, por fajtorët më të mëdhenj janë VMDRO-DPMNE dhe LSDM. Qasja ime në lidhje me qëndrimin tim, tani do ta spjegoj me retrovizorin deri sa vozit veturën. Mund të shohish para, ose vazhdimisht të hohish në retrovizor, e ashtu me sigrui se do të bësh ndeshje”, thotë Sela.

untitled

Në takimin të cilin e inicoi BDI, nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të partive politike Besa dhe PDSH.

CIVIL Media ka biseduar edhe me Orhan Murtezanin, zëdhënësin e Besa-s. Arsyeja se pse Besa nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së BDI për praninë në këtë takim, siç thotë Murtezani, është se ”Ali Ahmeti nuk ka kredibilitet të ftojë në takim të këtillë, ndërsa Besa nuk do të ulet me një tavolinë me njerëz të dyshuar nga PSP, si për shembull në rastin “Magjar Telekom”.

“Besa nuk do të koalicionojë me parti, anëtarët e të cilave janë të pandehur nga PSP, jemi të hapur për bashkëpunim me të tjerët të cilët e pranojnë konceptin tonë për ridefinimin e shtetit”, është qëndrimi i Besa-s për çështjen e koalicionimeve të mundhsme për formimin e qeverisë së re.

Në takim ishin të pranishëm Ahmeti dhe Teuta Arifi nga BDI, Ziadin Sela (kryetar i LR-PDSH), Vesel Memedi (kryetar i RDK) dhe Gëzim Ostreni (kryetar i Unitetit).

Marija Tegovska

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian