Shoqëria civile dhe MPB kundër ekstremizmit të dhunshëm

CIVIL – Qendra për Liri, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, do të mbajë takim punues në temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm” që do të mbahet në sallën për takime, ndërtesa 1, MPB, më 5 shtator. Në takimin, vëmendje e veçantë do ti kushtohet radikalizimit dhe potencialeve për ekstremizëm të dhunshëm që dalin nga gjuha e urrejtjes dhe nacionalizmit në hapësirat publike.

Pas takimit punues, disa nga pjesëmarrësit do të japin deklarata për publikun, në ora 12:30.

Në takimin do të bëhet fjalë edhe për monitorimin e zbatimit të Referendumit, rolin e MPB dhe policisë dhe mundësitë për bashkëpunim me shoqërinë qytetare. Në këtë ngjarje janë të ftuar përfaqësues të MPB dhe Komitetit Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, organizata të shoqërisë qytetare që merren me çështje nga fusha e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Bashkësitë kundër ekstremizmit të dhunshëm”, të implementuar nga CIVIL – Qendra për Liri, me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA në Shkup.

This post is also available in: Macedonian