SHOQËRIA PA KUFIJ – NXITJE PËR QYTETARI AKTIVE

0

Shoqëria pa kufij është projekt –pilot i CIVIL – Qendrës për Liri për promovimin e edukimit qytetar pëpr Kartën Qytetare, drejtësianë sociale dhe ekologjinë. Projekti tenton t’i lidh këto tre fusha voluminoze – drjtësinë sociale, ekologjinë dhe pjesëmarrjen qytetare. Njëkohësisht, Civili tenton t’i hulumtojë mun dësitë për vendosjen e komunikimit në sektorin qytetar i cili merret me këto ççshjte.

Projekti – pilot zbatohet me mbështetjen e Fondacionit gjerman Hajnrih Bell, dhe paraqet hap kompleks që nënkupton përgatitjen e analizave, produksionit mediatik, aktivitete terreni, edukim qytetar dhe konferencë pëprfundimtare në të cilën do të ftohen bartës relevantë të vendimeve dhe përfaqësues të palëve të prekura. Aktivitetet e projektit janë maksimalisht transparente dhe secili aktivitet është i paraqitur përmes platformës voluminoze të Civilit dhe në rrejtet sociale, përmes Fejsbuk faqes kryesore të Civilit, si dhe Drejtësi sociale tani! Dhe Zgjedhje të lira ( për referendumin në Gjevgjeli). Pra, ueb faqja Green CIVIL publikon përmbajtje mediatike relevante për këtë projekt në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Gjithashtu, në ueb faqet e CIVIL Media, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, publikohen intervista dhe artikuj tjerë mediatik lidhur me këtë projekt.

Karta Qytetare është dokument global për avancimin e të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Karta paraqitet në periudhën kur  politika dhe biznese në mënyrë të ashpër i shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut dhe e ngushtojnë hapësirën e veprimit qytetar. Civili është një nga 50 organizatat e para – nënshkruese të Kartës Qytetare në nivel botëror, e cila u promovua vitin e kaluar në konferencën botërore për perspektiva globale e mbajtur në Berlin, me iniciativë të Qendrës Ndërkombëtare për Shoqëri Qytetare dhe më tepër organizatave të shquara qytetare botërore.

Civili, si bartës i aktiviteteve promovuese dhe edukative në Maqedoni, organizon 12 evenimente në ambient të hapur, me info – stenda në ë cilat qytetaret dhe qytetarët mund të njihen me Kartën Qytetare, të nënshkruajnë deklaratë për mbështetjen e Kartës ose të marin pjesë në foto dhe video peticionin, por edhe të ndajnë propozime, rekomandime, komente dhe dëshmi me ekipin e Civilit.

Evenimente multimediale u mbajtën në Gostivar, Veles, Manastir, Tetovë, Shtip, Ohër, Strugë dhe në qendrën e Shkupit. Me aktivitete më të vogla, ekipi i Civilit i vizitoi edhe komunat Resnje, Probishtip, Gjevgjeli dhe tjera. Evenimente tjera janë paraparë në Shkup, dhe një në Kavadar deri në fund të muajit, si dhe konferencë nga mesi i qershorit.

Kartën Qytetare deri tani e kanë mbështetur më tepër se 250 qytetare dhe qytetarë me nënshkrimet e tyre në info –stendat. Në të gjitha komunat që i ka vizituar ekipi i Civilit, ekipi i gazetarëve të CIVIL Media realizoi anketa në temat drejtësi sociale dhe ekologji. Deri tani u realizuan 10 anketa: “Çfarë drejtësi sociale? Qyteti ëlshtë i vdekur!” në Gostivar, mjerë punëtorët! Në Manastir, Njerëzit frikohen të luftojnë për të drejtat e tyre! Në Shtip, Shprehja e urrejtjes është e krijuar nga politikanët, në Ohër, “Me rrogat në Maqedonio vetëm mund të pish ujë dhe të presish vdekjen! Në Shkup, “Jo” kategorike për ndërtimin e minierës në Gjevgjeli!. Drejtësi sociale nuk ka, as nuk do të ketë!, në Strugë, Pushteti i shkel të drejtat e punëtorëve, në Veles, Njerëzit frikohen të luftojnë për të drejtat e tyre, në Shtip, dhe Me 50 euro nuk jetohet! Turp!, në Tetovë.

Ekipi vëzhgues i Civilit si pjesë e aktiviteteve, në bazë vullnetare, e vëzhgoi zbatimin e referendumit në Gjevgjeli më 23 prill,( e dielë). Pyetja e referendumit në të cilën u përgjigjën qytetaret dhe qytetarët e Gjevgjelisë ishte: “ A duhet të lehojet ndërtimi i minierave në Komunën e Gjevgjelisë?”. Iniciativa qytetare “Shpëtim për Gjevgjelinë” paraprakisht zbatoi fushatë duke i theksuar edhe dëmet ekologjike që do të kishin dalë nga hapja e minierave.

Civili pati edhe një varg takimesh me aktivistë të shquar dhe orhanizata në rajonet që i vizitoi, për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjen e aktivizmit qytetar në frymën e Kartës Qytetare.

Pjesë e aktiviteteve lidhur me projektin Shoqëria pa nKufij, ishin edhe intervistat me përfaqësues të shoqërisë qytetare, ekspertë për çështje sociale dhe ekologjike dhe liderë sindikalë.

Civili pati mundësinë të bisedojë me d-r Branko Bllazhevski, për gjendjen në shëndetësinë publike, me Bekim Asanin, Vojo Manevski, Goran Trajkov, Illço Zahariev, Zizo Lamkovski, Danica Pavllovska, Ilija Balltovski, Milla Carovska, Branimir Jovanoviq, Risto Ajtov, Nikolla Sllavevski, Nenad Kociq, Sonja Stojadinoviq, Muhamed Toçi –për drejtësi sociale, të drejtaqt e punëtorëve dhe uzurpimin e hapësirës publike dhe me Jakov Poposki, Marko Guçeski, Svettlana Stanojkovska, Dushko Gruevski, Arianit Xhaferi, Igor Smilev –për çështje nga fusha e ekologjisë.

Çdo eveniment ishte i paralajmëruar me kumtesë, ndërsa i mbuluar me raport të shkurtë nga komunikimet me qytetare dhe qytetarët dhe me foto – albume në Fejsbuk faqen e Civilit.

Karta Qytetare është e përkthyer në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, serbe dhe vllehe.

Biljana Jordanovska

This post is also available in: MacedonianEnglish