Sindikata e AAGJSHQ e përjashtoi Mitrevski-n

“Zhivko Mitrevskin, kryetarin e deritanishëm i Bashkimit të Sindikatave të Maqedonisë, jo vetëm se Këshilli i Bashkimit të Sindikatave e shkarkoi nga detyra, por Sindikata e AAGJSHQ e ka përjashtuar nga radhët e tyre. Sjellja e tij është në kundërshtim me Statutin e Sindikatës, mbi më tepër baza dhe ky është edh një karton i kuq për Mitrevskin”, u deklarua për Green CIVIL, Pece Grujovski, kryetar i Sindikatës së UPOZ.

maxresdefault

Sipas Grujovski-t, lojat politike janë arsyet që kryetari i ri i zgjedhur i Bashkimit të Sindikatave, Darko Dimovski, nga 13 nëntori e deri sot nuk është i regjistruar në Regjistrin Qendror.

“Më 13 Nëntor, 28 nga gjithsej 52 anëtarë të Këshillit të Bashkimit të Sindikatave të Maqedonisë, në pajtim me Statutin, e kanë shkarkuar nga detyra e kryetarit, për shkak të aktiviteteve të cilat i ka ndërmarrë për një periudhë më të gjatë: kokëfortësi, sjellje vendimesh pa kuorum, vendim kur ka kuorum, por pa numër të mjaftueshëm të votave, keqpërdorime financiare etj. Mirëpo, ai edhe pas një e gjysmë muaji nuk largohet nga detyra”, thotë Grujovski.

Për më pak se një muaj mbaron afati ligjor kur Këshilli i Bashkimit të Sindikatave duhet ta emërojë Dimovskin nga ushtrues detyre, në kryetar. Avokatët e Sindikatës kanë ngritur procedurë penale kundër kompetentëve në Regjistrin Qendror, për veprimin e paligjshëm në rastin “Mitrevski –Dimovski”, pasi kanë pranuar vërtetim nga Prokuroria Publike Themelore se nuk ka pengesa ligjore në Regjistrin Qendror për regjistrimin e kryetarit të .

M.Taleska