STATUTI I CIVILIT

Në bazë të Nenit 18 dhe Nenit 23 nga Ligji për shoqata dhe fondacione (Gazeta zyrtare e RM, nr. 52 nga 16.04.2010) dhe Statuti i Civilit, Kuvendi i Civilit në seancën e mbajtur më 31 mars të vitit 2017, ka sjellur

 

VIZIONI DHE MISIONI

 

Neni 1

CIVIL – Qendra për Liri (në teksitn e mëtutjeshëm vetëm Civili) është shoqatë joprofitabile e qytetarëve, e formuar me bashkim të lirë për shkak të realizimit të misionit në interesin shoqëror.

 

Neni 2

Vizioni i Civilit është për një botë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në shoqëri të qetë demokratike në të cilën:

  • të drejtat dhe liritë e njeriut respektohen plotësisht;
  • nuk ka dhunë dhe kulti ndaj armëve është i tejkaluar;
  • nuk ka diskriminim dhe shovinizëm në cilën do formë;
  • sundon liria e plotë e shprehjes dhe mediat janë të lira dhe të pavarura nga ndikimi i qendrave të fuqisë;
  • institucionet janë të pavarura dhe tërësisht të përkushtuara ndaj interesave të qytetareve dhe qytetarëve;
  • zgjedhjet janë të drejta dhe demokratike, ndërsa qytetaret dhe qytetarët të papenguar organizojnë dhe marrin pjesë në proceset e vendimmarjeve;
  • kultura dhe arti janë pjesë përbërëse e përditshmërisë së shoqërisë;
  • ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë kriteriume për zhvillim.

Qëndrimet e lartëpërmendura praktikohen në formë të pandarë.

 

Neni 3

Në kërkim të vizionit, misioni i Civilit është:

  • të zbatojë edukim aktiv, promovim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut;
  • të jep kontribut aktiv ndaj paqes së qëndrueshme dhe ndaj proceseve për pajtim;
  • të zbatojë aksione për prevenim nga konfliktet, kontrollin efektiv të armëve dhe tejkalimin e kultit ndaj armëve;
  • të zbatojë edukim aktiv, promovim dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes;
  • të jep kontribut aktiv ndaj zhvillimit të mediave të lira dhe të pavarura;
  • të zbatojë strategji dinamike për kulturë dhe art;
  • të inicojë ose të mbështesë procese lokale, nacionale, rajonale dhe globale për paqe dhe stabilizim, zgjidhje të padhunshme të konflikteve, të drejtave të njeriut dhe demokracisë përmes marrëdhënieve me opinionin dhe anëtarësisë në asociacione dhe struktura nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare;
  • të jep kontributin aktiv ndaj integrimit të ekologjisë në strategjitë zhvillimore në të gjitha nivelet.

 

VLERAT THEMELORE

 

Neni 4

Në Civil, të gjithë anëtarët e ekipeve të projekteve, vëzhguesve dhe ekipeve tjera, dhe bashkëpunuesit, punojnë së bashku në arritjen e vizionit dhe misionit të tyre, përmes aksionit të vazhdueshëm dhe efektiv të bazuar në respektin e plotë të të drejtave të njeriut, universalitetin dhe pandashmërinë e tyre, si dhe në solidaritetin, barazinë, paanshmërinë, demokracinë dhe respektin e ndërsjellë. Secili person, në relacion me Civilin pajtohet me vizionin e dhe misionin e Civilit dhe do të angazhohet për vlerat themelore në jetën e vet private dhe profesionale. Deklarata universale e të drejtave të njeriut konsiderohet si pjesë përbërëse e këtij Statuti. METODAT

 

Neni 5

Civili kërkon nga strukturat që sjellin vendime në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar, nga Qeveria, institucionet relevante, organizatat ndërqeveritare, grupacionet e armatosura dhe politike, kompanitë dhe aktorët tjerë joqeveritarë, t’i hapin temat prekëse në shoqëri dhe në komunitetet, dhe të punojnë bashkë me qytetaret dhe qytetarët në pajtim me vizionin, misionin dhe programin e Civilit.

 

Neni 6

Civili i hulumton faktet dhe modalitetet e keqpërdorimeve të ndryshme në shoqëri dhe institucionet në mënyrë thelbësore dhe i publikon gjetjet dhe qëndrimet e veta. Trupat e ndryshme të Civilit, anëtarët, mbështetësit dhe personeli e mobilizojnë presionin publik ndaj Qeverisë dhe institucioneve në nivel lokal dhe nacional, që t’i korrigjojnë politikat dhe praktikat e tyre, ndërsa keqpërdorimet t’i ndalojnë me vendosmëri dhe t’i sanksionojnë.

 

Neni 7

Civili ndikon mbi Qeverinë, Parlamentin, institucionet dhe qendrat tjera të fuqisë, në nivel lokal dhe nacional, të jenë të përgjegjshëm dhe transparent dhe t’u përmbahen parimeve të sundimit të drejtësisë, demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Neni 8

Civili zbaton gamë të gjerë të aktiviteteve në domenin e vetëdijes publike, edukimin, lobimin dhe përfshirjen.

Civili i vëzhgon, analizon dhe jep rekomandime për politika dhe praktika në sferën e zgjedhjeve, legjislativën zgjedhore dhe proceset zgjedhore.

 

Neni 9

Civili i inkurajon organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare, individët dhe të gjitha pjesët e shoqërisë t’i mbështesin, respektojnë dhe të punojnë për interesin e të drejtave dhe lirive të njeriut, paqen dhe shoqërinë pa armë dhe dhunë.

 

Neni 10

Civili do t’i realizojë qëllimet e veta dhe veprimet programore në pajtim me Kushtetutën e RM dhe me këtë Statut, si dhe me norma tjera ligjore dhe standarde ndërkombëtare të cilat e rregullojnë materien e kësaj fushe.

 

TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E SHOQATËS

 

Neni 11

Anëtar i Civilit mund të jetë secili qytetar i rritur i R. Së Maqedonisë, i cili vullnetarisht do të vjen në shoqatë dhe njëkohësisht për gjashtë muaj paraprakisht është mbështetës i vizionit, misionit vlerave themelore të shënuara në këtë Statut, si dhe metodat e realizimit të të njëjtave, pavarësisht  nga përkatësia e racës, etnitetit ose fetare.

Anëtarësimi bëhet me plotësim të fletëanëtarësimit i cili pas largimit ose mbarimit të anëtarësisë detyrimisht kthehet.

Për anëtarësimin në shoqatë vendos Komiteti ekzekutiv i shoqatës.

 

Neni 12

Anëtarët e Civilit kanë të drejta dhe obligime në pajtim me përcaktimet e këtij Statuti, rregullave pozitive ligjore dhe akteve interne.

Anëtarët e Civilit marrin pjesë aktive në zbatimin dhe realizimin e qëllimeve dhe përcaktimeve programore dhe i gëzojnë privilegjet që dalin nga vendimet e shoqatës, të jenë të zgjedhur dhe të zgjedhin.

 

Neni 13

Anëtarët e Civilit e marrin të drejtën për përfaqësues të të gjithë anëtarëve në Shoqatë dhe në Kuvend, pas kalimit të së paku 3 (tre) viteve anëtarësie aktive, me propozim nga 5 përfaqësues të Shoqatës në Kuvend ose 20 (njëzet) anëtarëve të shoqatës.

 

Neni 14

Anëtarësia në Civil mund të ndërpritet me deklaratë me shkrim nga anëtari, se largohet nga shoqata, me vendim të Kuvendit, nëse nuk u përmbahet përcaktimeve të Statutit dhe akteve tjera, dhe me propozim nga Komiteti ekzekutiv ose Presidenti i Civilit.

Shoqata udhëheq regjistër për anëtarët e vet, i cili azhurnohet një herë në vit.

 

ADMINISTRATA

 

Neni15

Civilin e përfaqëson dhe paraqet Presidenti para personave të tretë.

Presidenti ka mandat prej 5 vite me të drejtë të zgjedhjes së sërishme, pa kufizim të numrit të mandateve.

 

Neni16

Titulli i Shoqatës së qytetarëve është CIVIL – Qendra për Liri, ЦИВИЛ – Центар за слобода, CIVIL – Center for Freedom, shkurtimisht: CIVIL ose ЦИВИЛ.

 

Нени 17

Selia e Civilit gjendet në Shkup

Civili organizohet dhe vepron në zonën e Republikës së Maqedonisë, dhe përmes asocimit me organizata tjera me përcaktime të njëljta ose të ngjashme programore, si dhe me projekte të pavarura, Civili vepron edhe në plan rajonal dhe ndërkombëtar.

 

Neni18

Civili është subjekt juridik.

Civili i ka vulat e veta.

Vula rrethore e përmban titulin e Civilit, si dhe titujt Shkup/Скопје dhe R. e Maqedonisë./ Р. Македонија

Vula katrore e Civilit e përmban këtë tekst: ЦИВИЛ/CIVIL – Qendra për Liri,  ЦИВИЛ/CIVIL, Бр/Nr, Датум/Data, Место/Vendi.

Civili e ka simbolin e vet me dukje si më poshtë:

 

Neni 19

Puna e Civilit është publike.

Transparenca në punën sigurohet me informim të rregullt të opinionit përmes mediave, mjeteve të komunikimit dhe publikimeve elektronike ose të shtypura në pronë.

Neni 20

Civili realizon të ardhura nga:

  • Donacione
  • Buxheti
  • Provizione nga organe, organizata dhe institucione tjera
  • Shoqata tregtare
  • Shërbime tjera

 

Neni 21

Shfrytëzimi dhe disponimi me mjetet e Civilit të fituara në bazë të nenit të mësipërm bëhet në mënyrë të përcaktuar me këtë Statut dhe normat tjera ligjore.

 

Neni 22

Për shfrytëzimin dhe disponimin me mjetet vendosin organet e Civilit, në pajtim me kompetencat e përcaktuara me këtë Statut, të cilat marrin masa për shfrytëzimin e përshtatshëm të mjeteve dhe për parandalimin e paligjshmërive.

 

ORGANET E CIVILIT

 

Neni23

Organet e Civilit janë:

  • Presidenti
  • Kuvendi
  • Komiteti ekzekutiv
  • Këshilli mbikqyrës
  • Trupi këshillues
  • Ekipi i ekspertëve
  • Anëtarë nderi
  • Seksioni i anëtarëve ndërkombëtarë
  • Struktura dhe rrjete tjera

 

Neni 24

Presidenti i Civilit është funksioni më i lartë në organizatë.

Presidenti i Civilit zgjidhet në seancë të Kuvendit të Civilit me shumicë votash nga numri total i anëtarëve të pranishëm në kuvendin e Civilit.

 

Neni 25

Kuvendi përbëhet nga:

  • Përfaqësues të anëtarëve të Shoqatës
  • Anëtarët e Komitetit ekzekutiv
  • Anëtarët e Këshillit mbikqyrës
  • Udhëheqës të degëve ose zëvendës të tyre

Nën kompetencat e Kuvendit është si vijon:

  • E sjell Statutin e Civilit dhe bën ndryshime dhe plotësime të të njëjtit
  • Zgjedh dhe shkarkon anëtarë të Komitetit ekzekutiv
  • Zgjedh dhe shkarkon anëtarë të Këshillit mbikqyrës
  • Zgjedh Presidentin e Këshillit mbikqyrës
  • Miraton orientim programor për punën e Civilit për periudhë prej 5 vitesh, të operacionalizuar në programet vjetore
  • E ndjek gjendjen materiale-financiare
  • Sjell planin financiar dhe miraton llogarinë përfundimtare të Civilit
  • Diskuton për rezultatet e arritura dhe zhvillimin e Civilit, dhe jep drejtime për zhvillim të mëtutjeshëm
  • Vendos për themelimin dhe anulimin e degëve dhe formave tjera të organizimit në korniza të Civilit
  • Vendos çër ndryshime statutore të shoqatës
  • Vendos për shuarjen e shoqatës me shumicë të cilësuar nga të gjithë anëtarët e shoqatës,
  • Vendos për konflikt interesash,
  • Kryen punë tjera në pajtim me statutin dhe aktet e shoqatës

Sipas rregullave, Kuvendi i merr vendimet me shumicë votash nga përfaqësuesit e pranishëm të anëtarëve të Shoqatës në Kuvend.

 

Neni 26

Komiteti ekzekutiv i Civilit është organ ekzekutiv i Kuvendit.

Anëtar i Kuvendit mund të shkarkohet me shumicën e votave të Komitetit ekzekutiv.

Kompetencat e Komitetit ekzekutiv:

  • Zgjedh Presidentin e Komitetit ekzekutiv
  • I zbaton përcaktimet statutore dhe programore të Civilit
  • E sjell dhe e realizon programin vjetor
  • Propozon ndryshime dhe plotësime të statutit
  • Sjell rregullore, pranon marrëveshje dhe lidh marrëveshje
  • Thirr seanca të Kuvendit
  • Sjell vendime për formim të komisioneve të vazhdueshme dhe të përkohshme dhe i jep drejtimin e punës
  • Merr vendime për blerjen dhe shitjen e aseteve fikse
  • Jep pajtim për Rregulloren për organizimin e punëve dhe detyrave të ekipeve të projekteve dhe administratës së Civilit
  • Merr vendime për ankesa dhe kundërshtime
  • Puna e Komitetit ekzekutiv rregullohet me Rregulloren për punë

 

Neni 27

Për punën e vet këshilli mbikqyrës përgjigjet para Kuvendit;

Këshilli mbikqyrës punon i pavarur dhe me urdhër të Kuvendit, e posaçërisht:

  • Bën mbikqyrjen  mbi drejtësinë e zgjidhjeve në shoqatë;
  • Bën inspektimin në punën materiale –financiare dhe revizionine në operacionet e tanishme;
  • Bën mbikqyrjen e plotësimit të të drejtave dhe detyrave të anëtarëve ndaj statutit dhe akteve të shoqatës.

 

Neni 28

Pas ndalimit të punës së shoqatës, asetet dhe të drejtat dhe të ardhurat tjera që mbeten pas shlyerjes së detyrimeve, kalojnë në pronë të tjerëve.

 

Neni 29

Çdo gjë që nuk është e paraparë me  përcaktimet e Statutit, ndërsa është në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione, si dhe me Kushtetutën e RM, është pjesë përbërëse e këtij Statuti.

Neni 30

Ky statut hyn në fuqi në datën e miratimit.

 

Shkup

31.03.2017                                                                                                   

 

Presidenti

Xhabir Memedi Deralla