CIVIL-Qendra për Liri reagon ashpër dhe e dënon qëndrimin e Johan Tarçullovskit, të publikuar në video incizimin më 11 tetor, në të cilin si kandidat për kryetar i komunës së Shkupit Kisella Vodë, nga radhët e VMRO -DPMNE, kërcënohet se nuk do të ndërtojë kanalizim dhe ujësjellës për ato lagje në komunë të cilat nuk do të votojnë për atë.
Sikur komuna dhe resurset publike janë pronë e tij private! Ky qëndrim paraqet presion të drejtpërdrejtë publik mbi trupin votues dhe nuk guxon të tolerohet.
Tarçullovski tregon qëndrim të qartë diskriminues dhe flet për përcaktim dhe qëllim të qartë për keqpërdorim të resurseve komunale për zbatimin e hakmarrjes politike kundër qytetareve dhe qytetarëve që nuk e ndajnë mendimin e njëjtë me atë.
Edhe më keq është se VMRO-DPMNE, në vend se të distancohet nga kjo paraqitje e kandidatit të tyre për kryetar komune, madje edhe ta tërheq, që do të ishte shenjë e virtytit të lartë politik, del në mbrojtje të tij dhe plotësisht i sulmon kundërshtarët e vet politik. Me këtë, partia e cila e kandidoi këtë ish të dënuar politik për krime lufte, qartë deklarohet se i përfaqëson politikat dhe praktikat e diskriminimit, hakmarrjes politike dhe keqpërdorimit të resurseve publike.
This post is also available in: MacedonianEnglish