Thirrje për aplikime për shkollë verore ndërkombëtare për ballafaqimin me të kaluarën

CIVIL – Qendra për Liri, si një nga partnerët rajonal të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (Center for Peace and Tolerance (CPT) shpall thirrje për aplikime për Shkollën Verore – “Sfido historinë 2 – REAGO për të Ardhmen”, që do të mbahet nga data 22 deri 29 korrik në Prizeren, Kosovë. Organizatat partnere nga rajoni u bëjnë thirrje nxënësve mendjehapur nga rajoni (mosha 16-17 vite) në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH), Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, të aplikojnë për Shkollën Verore si pjesë e programit REACT. Afati I fundit për aplikime: jo më vonë se 20 maj 2018. Aplikimi duhet të bëhet në gjuhën angleze.

Shkolla Verore do t’u mundësojë pjesëmarrësve t’i reflektojnë në mënyrë aktive narativat historike, në veçanti ato që lidhen me konfliktet /luftërat e kohës në Ballkan, me qëllim të mundësimit të zhvillimit të dialogut të hapur dhe qasjes konstruktive të ballafaqimit me të kaluarën për të ardhmen. Për më tej, Shkolla Verore do ta hap rrjetin rajonal dhe do t’i forcojë marrëdhëniet fqinjësore ndërshtetërore. Gjithashtu, do ta forcojë mendimin kritik përmes rrjetit të aktiviteteve kreative me të rinj nga rajoni dhe do t’i forcojë marrëdhëniet ndërshtetërore fqinjësore.

Projekti mbështetet me financa të Western Balkans Fund, Swiss Federal Department of Defence, Civil Protection and Sport, Friedrich-Ebert-Stiftung Dialogue Southeast Europe (FES-SOE), Schweizerische Helsinki Vereinigung dhe Forum ZFD ( Forum Civil Peace Service).

Partnerë të projektit janë: CIVIL -Qendra për Liri ( Maqedoni), Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut (Serbi), Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut (Maqedoni), United World College (UWC) Mostar (BeH), Schweizerische Helsinki Vereinigung (SHV) dhe forumZFD (Forum Civil PeaceService).

Aplikuesit mund ta shkarkojnë formularin e Aplikimit KËTU dhe formularin për autorizimin e prindërve  KËTU.

This post is also available in: English