U promovuan projektet mediatike të CIVIL Media

Sot, në konferencën për shtyp të CIVIL –Qendrës për Liri, zyrtarisht u shënua fillimi i dy projekteve mediatike, portalet informative të CIVIL Media: www.civilmedia.mk dhe www.civilalb.info, me mbështetje nga “Civika Mobilitas” dhe nga donatorët e të gjitha projekteve, të cilat i ka realizuar CIVIL.

Redaktori i CIVIL Media, Sinisha Stankoviq, gjatë promovimit të dy portaleve, theksoi se gazetarët duhet të bëjnë orvatje për përmirësimin e situatës në sferën e mediave dhe gazetarisë në Maqedoni, që, sipas tij, është në nivel tepër të ulët:

“Të nderuar kolegë, edhe unë t’u uroj mirëseardhje. Sot kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh, të promovoj diçka që punojmë vite me radhë, duke tentuar ta shpëtojmë nderin e profesionit tonë, e një profesioni shumë të bukur, por i cili, për fat të keq, në Maqedoni është i hedhur në një gjendje tepër të ulët në 26 vitet e fundit.

Si njësi organizative dhe pune e OJQ CIVIL – Qendrës për Liri, CIVIL Media ekziston që nga marsi i vitit 2009, dhe gjatë tërë kësaj kohe tenton të ndikojë në siuatën rreth lirisë së shprehjes në Maqedoni, rreth lirisë së fjalës së shprehur publike dhe lirisë së mediave. Në këto tetë vite janë prodhuar me mijëra përmbajtje, ndërsa nga vera e vitit 2015, në faqen tonë civil.org.mk, një ekip i vogël, i përzier, i përbërë nga aktivistë dhe gazetarë të rinj, me mbështetje nga dy-tre profesionistë me përvojë, deri tani ka prodhuar dhe ka publikuar rreth 5.000 përmbajtje mediatike, tekste, video përmbajtje dhe foto galeri.

Ky ekip i vogël, në këto dy vite, do të them me krenari, e ka kryer detyrën në shkallë të lartë, mbi pritjet e mia. Dhe, ky ekip duhet të krenohet me veprën e bërë, veçanërisht për arsye se jemi munduar ta ruajmë racionalitetin, balancin dhe objektivitetin, aq sa është e mundur në këto kohëra të çmendura, në të cilat jetojmë, si dhe të mos jemi konkurrencë, por, nëse mundemi – të jemi ndihmë për kolegët në mediat komerciale. Pikërisht për këtë shkak ne ishim edhe nënshkrues të licencës Creative Commons Attribution – NonCommercial – NoDerrivetives 4.0 International Licence, e cila u mundësonte të gjitha mediave t’i shfrytëzojnë të gjitha përmbajtjet e publikuara në civil.org.mk, qartë, me citim të burimit. Ne i inkurajojmë kolegët dhe kërkonim nga gazetarët në mediat e tyre t’i shfrytëzojnë dhe t’i përcjellin pjesët e përmbajtjeve tona, ose t'i përcjellin në mënyrë integrale.

Kjo ueb faqe veçmë nga e hëna do të mbetet vetëm faqe organizuese e OJQ CIVIL –Qendrës për Liri, në të cilën edhe më tej do të publikohen lajmërimet e organizatës dhe do të paralajmërohen të gjitha aktivitetet, nga të gjitha projektet të cilat CIVIL i zbaton nëpër Maqedoni. Do të thotë, aty edhe më tutje do të paraqiten të gjitha përmbajtjet lidhur me punën e CIVIL.

синиша - промоција на цивил медиа

Sinisha Stakoviq, redaktori i CIVIL Media

Megjithatë, përskaj faqes së civil.org.mk në tre gjuhë, në të cilën i publikojmë prodhimet tona në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, gjatë dy viteve të fundit, paralelisht i kemi mirëmbajtur edhe faqet e civilmedia.mk, civilalb.info dhe civil.today, secilën në një gjuhë. Dy faqet e para veçmë prej të hënës do të jenë portalet e reja informative të CIVIL Media, projekte të lidhura mediatike, me prodhime pothuajse të njëjta mediatike në gjuhën maqedonase dhe të përkthyera në gjuhën shqipe, me ide dhe me strategji që dy portalet në të ardhmen të rriten në media në gjuhën maqedonase dhe shqipe, në të cilat do të publikohen prodhime origjinale në të dy gjuhët.

Ekipi edhe më tej mbetet i vogël, por shpresojmë se përmbajtjet e publikuara do t'i tërheqin edhe gazetarët tjerë, të cilët kanë dëshirë për bashkëpunim, që të krijojnë tema, tani më për civilmedia.mk dhe civilalb.info. Kësaj here licenca do të jetë Creative Commons Attribution –NonCommercial-NoDerivates 1.0 International License, që do të thotë se edhe më tej të gjitha mediat do të munden lirisht t'i përcjellin përmbajtjet tona me atribuim përkatës, ose, kur janë në pyetje portalet, me hiperlinqe deri te teksti origjinal. Ne nuk do të jemi konkurrencë e onlajn mediave komerciale ekzistuese, por, në vend të garës, si deri tani, do të ofrojmë të jemi komplementarë dhe të bashkëpunojmë. Edhe më tej do të ofrojmë çdo gjë që do të prodhojmë, duke punuar ndershëm, në mënyrë të balancuar dhe objektive, që kjo të merret nga të gjithë që kanë interes për këtë.

Në përgjithësi, edhe më tej do të angazhohemi  dhe do të luftojmë për kthimin e Maqedonisë në rendin e shteteve të civilizuara, në botën ku ekziston liria e shprehjes, në të cilën ekziston lajmërimi publik i mendimit të lirë,  dhe në fund, në të cilën ekzistojnë media të lira, për të cilat shpresojmë se do të jenë edhe dy portalet tona informative, ndaj të cilave, veçmë nga e hëna, do të kenë qasje qytetaret dhe qytetarët në hapësirën mediatike të Maqedonisë.

Portalet e reja do të jenë më ndryshe nga faqja jonë e deritanishme, e cila kryesisht i ka mbuluar temat nga sfera e mbrojtjes së lirive të njeriut, vëzhgimin e të gjitha llojeve të zgjedhjeve, drejtësinë sociale, sindikalizmin, çarmatimin dhe luftën kundër të gjitha llojeve të dhunës dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve dhe individëve të margjinalizuar....Dy portalet do t’i përpunojnë temat nga jeta shoqërore dhe politike e Maqedonisë, nga kultura dhe arti i angazhuar, dhe me siguri, do të jenë zonë e lirë, poligon i hapur për të gjithë njerëzit, të cilët dinë dhe kanë guximin e dëshirojnë ta paraqesin qëndrimin e tyre, si dhe për krijues të opinionit, kolumnsitë dhe analistë, t'i ndihmojnë mjedisit në të cilin jetojnë, shoqërisë dhe shtetit...Të gjithë që dëshirojnë të ofrojnë diçka të re, ndonjë ndryshim, i cili do të na tërheqë nga ky pus në të cilin na kanë shtyrë, do të jenë të mirëseardhur!

Dhe, me siguri, për lexuesit dhe lexuesit tanë, të cilët për çdo ditë e kanë vizituar faqen civil.org.mk, i ftoj që prej sot, përsëri, për çdo ditë të jenë bashkëpunëtorë tonë dhe t’i vizitojnë edhe dy portalet tona të  “reja”, civilmedia.mk dhe civilalb.info! Si dhe të gjitha prodhimet tjera mediatike, si greencivil.mk, i përkushtuar drejtësisë sociale dhe ekologjisë, clp.mk, i përkushtuar gazetarisë qytetare dhe qytetarëve gazetarë, dhe freedom.mk, i përkushtuar kulturës dhe artit të angazhuar, të cilët, secili në mënyrë përkatëse, mbulojnë nga një pjesë të jetës mediatike në Maqedoni”.

This post is also available in: MacedonianEnglish

Препорачуваме: