Me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistencës, shoqata “GONG” nga Kroacia organizon udhëtim rajonal aktivist dhe artistik “Në kërkim të qytetares/qytetarit” në Zagreb më 13 prill 2017, si dhe program artistik – kulturor gjatë tërë mbrëmjes, në bashkëpunim me shoqatat Kurziv dhe Domino nga Zagrebi, Qendra për dekontaminim kulturor nga Beogradi, Parlamenti i Helsinkit nga Banja Lluka, CIVIL –Qendra për Liri nga Shkupi, Anima nga Kotori, shoqata Solidarja dhe Kultura e ndryshimeve pranë qendrës studentore në Zagreb, me mbështetje financiare nga programi i Evropës për qytetarët.
Qëllimi i kësaj konference rajonale është afirmimi dhe hulumtimi i traditës së aktivizmit progresiv dhe i kreativitetit artistik në kohën turbulente të transformimit të formave dominante politike, kulturore dhe sociale në hapësirën post – jugosllave, të shënuar me konflikte lufte, varfëri, shkatërrimin e të mirave publike dhe mjedisis jetësor, mosbesimin dhe ndarjet e thella mes popujve.
Pjesëmarrësit dhe folësit janë përzierje e gjeneratave të ndryshme, me interesa të ndryshme tematike, dhe nga lokacione të ndryshme nga shtetet e mëparshme jugosllave.
Konferenca do të hapet me performacën interaktive “Asnjëherë më. Asnjëherë. Përsëri?” (“Never again. Never. Again?”) të artistes nga Bosnja Elma Selman. Në orët e mbrëmjes do të hapet ekspozita “Rezistencë, lëvizje, ndryshim: fragmente nga praktikat aktiviste dhe artistike nga fundi i viteve të 80-ta”, e moderuar nga Kurziv, monodrama “Për arsimim postdiplomik” e Vili Matulla dhe Sinisha Llabroviq, me muzikë nga Igor Pavlloviq, ndërsa këtu është edhe dëgjimorja muzikore aktiviste e Illko Çuliq, që me siguri premton zbavitje të mirë.
Për më tepër informata lidhur me këtë eveniment të madh dhe të rëndësishëm, paraqituni në CIVIL.
B.J.
This post is also available in: MacedonianEnglish