CIVILi organizoi punëtori “Çfarë Maqedonia dua?”, si pjesë e projektit “Aksion-Integrim”, në Veles në të cilën morën pjesë kryetari i komunës, Ace Kocevski, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të partive politike.
Sinisha Stankoviq, përfaqësuesi i CIVILit, në fillim të punëtorisë i prezantoi qëllimet dhe aktivitetet të cilët janë pjesë nga projekti “Aksion-Integrim”, por edhe i nxiti pjesëmarrësit të diskutojnë për ndodhitë aktuale shoqërore-politike nëpër prizmin e vlerave evropiane dhe iniciativave të gjelbërta.
Kryetari i Velesit, Ace Kocevski, u fokusua në mundësitë që ai i ka në kontributin Komuna e Velesit t’i promovoj dhe paktikoj këta vlera, por edhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Punëtoria dy orëshe, si pjesë e projektit “Aksion-Integrim”, CIVILi e zbatoi në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
This post is also available in: MacedonianEnglish