Hashtagu për evenimentin e ditës së nesërme të CIVIL është #ezhbllokuar

Hashtagu për evenimentin e ditës së nesërme, konferencës për shtyp dhe panel diskutimit “Maqedonia pa kokë” do të jetë #ezhbllokuar, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri. Me këtë, në mënyrë simbolike promovohen pritjet dhe kërkesat për daljen nga qorsokaku në të cilin  me vite gjendet Maqedonia.

Të mësuar nga përvoja e jashtëzakonshme deri tani, kur evenimentet e CIVIL ishin të hapura për komunitetin onlajn, e në veçanti për Twitter komunitetin, shpresojmë se edhe kësaj here evenimenti ynë do të jetë i pasuruar me vërejtet e shkëlqyera dhe komentet e tuiteristëve të Maqedonisë.

CIVIL  nesër organizon dy evenimente: konferencë për shtyp, me paralajmërim të aktiviteteve kyçe në disa javët e ardhshme ( në ora 12:30), si dhe panel diskutimin “Maqedonia pa kokë” (ora 13), të premten, më 13 janar, në hotelin City Park, Shkup.

konferencën për shtyp me fillim në ora 12:30, CIVIL do të rikujtojë  rekomandimet   kryesore dhe do ta paralajmërojë agjendën dinamike në javët që vijojnë.

Panel diskutimi “Maqedonia pa kokë” do të fillojë në ora 13 dhe do të përfshijë tre lëmi: “Kombinime të koalicioneve”, “(Dis)balans etnik” dhe “  Vallë BE dhe NATO janë opsion për Maqedoninë?”. Paraqitje hyrëse do të kenë dr.Sasho Ordanoski, analist politik dhe profesor universitar, dr. Malinka Ristevska nga Instituti për Politikë Evropiane dhe Ramadan Ramadani, profesor universitar dhe kolumnist në “Fokus”.

Në panel diskutimin janë të ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë qytetare, partive politike, të mediave dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.

This post is also available in: Macedonian