CIVIL – Qendra për liri e përshëndet vendimin e BDi, të cilin mbrëmë vonë e lajmëruan përfaqësues të kësaj partie. Tani është koha të veprohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet pa asnjë moment prolongimi.
Imperativi për Republikën e Maqedonisë tani është kthimi i demokracisë, sundimi i të drejtës dhe çlirimi urgjent i institucioneve të shtetit nga robërimi shumëvjeçar i imponuar nga partitë politike dhe strukturave tjera të fuqisë në vend.
Për këtë arsye, në këtë moment me rëndësi është që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të vazhdojë me punë dhe të formojë Qeveri e cila do t’i plotësojë prioritetet urgjente reformatore dhe do ta kthejë drejtimin e vendit nga integrimet euroatlantike.
Republika e Maqedonisë ka humbur tepër kohë. Çdo ditë e ardhshme që do të humbet, e shpien vendin në kaos dhe pasiguri edhe më të madhe.
Dhuna politike duhet të ndërpritet menjëherë, ndërsa përgjegjësit për nxitjen dhe organizimin e dhunës duhet të ballafaqohen me forcë të plotë ligjore. Kjo vlen edhe për ata që nuk ndërmarrin masa përkatëse për parandalim, më saktë, MPB dhe PB.
Urgjentisht duhet të zbatohen rekomandimet nga Raporti i Pribe-së, Marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike (Përzhinë), rekomandimet e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, si dhe të ekspertëve dhe organizatave qytetare relevante të vendit.
Kjo nënkupton edhe reforma urgjente në sistemin zgjedhor dhe në mediat, para zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen në maj.
Civili mbetet në qëndrimet dhe rekomandimet e shpallura pas zgjedhjeve në dhjetor 2016. Mes rekomandimeve të Civilit janë edhe:
Reforma urgjente dhe depolitizim i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe hetime dhe revizion për punën e këtij institucioni. Revizioni i materialit zgjedhor dhe procedura plotësuese për identifikimin e përgjegjësve për parregullsitë serioze zgjedhore, dhe thirrjen e tyre në përgjegjësi. Revizioni Urgjent i Listës zgjedhore duhet të zbatohet nga KSHZ i reformuar, në mënyrë të sigurojë respektin maksimal të së drejtës votuese.
Më tej, duhet të sigurohet puna e papenguar dhe vazhdimi i mandatit të PSP, në përputhje me kërkesat e këtij institucioni dhe rekomandimet nga entitetet relevante. Përkujtojmë se për një kohë të shkurtë, PSP ka siguruar mbështetje të madhe nga qytetaret dhe qytetarët, duke i falënderuar profesionalizmit dhe angazhimit pa kompromis për drejtësi.
Me këtë rast, i alarmojmë institucionet dhe publikun se vendimet politike duhet të mbeten të pavarura nga puna e institucioneve të drejtësisë dhe nuk guxon të ketë amnisti për veprat paraprake.
Për mbështetje dhe informata plotësuese për të gjitha rekomandimet, raportet dhe analizat tjera, Civili qëndron në dispozitë për publikun, institucionet dhe partitë politike.
This post is also available in: MacedonianEnglish