Shkup, 25 shtator, 2019
Konferenca e CIVILit për reforma zgjedhore: Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni u transmetua drejtpërdrejtë në video kanalin e organizatës. Në konferencë morën pjesë kreu shtetëror, mininstra, liderë të partive politike, ekspertë dhe OJQ. Në konferencën, me video mesazh u drejtua edhe Kryeministri Zoran Zaev, i cili për momentin gjendet në Nju Jork, në Kuvendin e 74 të Kombeve të Bashkuara.
Konferencën e paralajmëroi presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla dhe pastaj diskutimin e hapi Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Kjo konferencë ka dy qëllime kryesore. T’i vazhdojë orvatjet tona të përbashkëta të ndërtojmë sistem zgjedhor në vendin e votuesve të edukuar, që nënkupton pjesëmarrje të të gjithëve në shoqëri dhe në shtet, të gjithë të kenë mundësi të njëjta, jo vetëm të marrin pjesë në proceset zgjedhore, por edhe ta formulojnë sistemin zgjedhor. Sistemi nuk u takon vetëm të mëdhenjve dhe të fuqishmëve, por qytetareve dhe qytetarëve. Qëllimi i dytë është të tubojmë me një vend, ide relevante për zgjidhje të reformave zgjedhore në këtë konferencë, të punojmë bashkë, dhe t’i japim rritëm dhe përmbajtje reformave zgjedhore”, theksoi Deralla.
Pendarovski: Nuk ekziston vetëm një model për funksionim më të mirë të sistemit politik
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në konferencën për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve të Maqedonisë” në adresimin e tij para të pranishmëve theksoi se është me rëndësi të madhe të diskutohet për një çështje të tillë siç janë zgjedhjet, por se demokracia është diçka shumë më tepër se zgjedhjet.
Reforma të përshpejtuara, të shpeshta ose reforma për të cilat nuk ka pajtim nga opozita, janë më të këqija sesa mbështetja e modelit ekzistues. Një është e sigurt, nuk ekzistues vetëm një model për funksionim më të mirë të sistemit demokratik, tha presidenti Stevo Pendarovski, në hapjen e konferencës.
“Demokracia thelbësore nuk është e mundur pa zgjedhje të lira, ato janë fillimi i saj pa të cilin nuk bëhet, janë legjitimimi kyç. Kemi përvoja të ndryshme me proceset zgjedhore. Të parat dhe të dytat, me modelin zgjedhor, kanë mundësuar garim më të madh. Kritikët e modelit ekzistues vlerësojnë se efektet janë në centralizimin më të madh, hapësirë e vogël për vendimmarrje brenda partive, klientelizëm. Edhe pse niveli i ulët i kulturës politike nuk mund të jetë vetëm modeli zgjedhor. Ishim dëshmitarë se edhe gjatë pjesës relativisht të qetë të ditës zgjedhore, është i mundshëm manipulim i madh me vullnetin e qytetarëve”, tha Pendarovski.
Zaev: Zëri i qytetarit është thelbi i demokracisë
Kryeministri Zaev iu drejtua pjesëmarrësve në konferencë përmes video mesazhit, dhe shprehi bindjen se nga diskutimi do të dalin drejtime konstruktive për kornizën ligjore dhe institucionale për sistemin zgjedhor, të cilat Qeveria do ti përcjell me vëmendje.
“Jam i bindur se nga kontributi i juaj do të dalin drejtime konstruktive për kornizën institucionale për sistemin zgjedhor të bazës transparente dhe përfshirëse. Ju siguroj se, unë, si kryeministër, dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vëmendjen më të madhe do ti përcjellim dhe analizojmë vështrimet që do të dalin nga të gjithë ju. Jemi të obliguar edhe para rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilët për këtë temë ishin në drejtim të hapet debat gjithëpërfshirës”, deklaroi Zaevi.
Kryeministri shtoi se si dëshmi për angazhimet e tyre të futen sa më tepër zgjidhje demokratike në sistemin zgjedhor është edhe bashkëpunimi me sektorin qytetar dhe me komunitetin ndërkombëtar, të cilës i falënderojnë për mbështetjen e madhe teknike dhe financiare në këto procese.
“ Që proceset të jenë me të vërtetë të suksesshme, të gjitha partitë e përfshira në Kuvend duhet të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në këto reforma. Edhe zëri i partive jashtë parlamentit është i rëndësishëm. Çdo zë konstruktiv duhet të dëgjohet. Si zakonisht, jemi të hapur për dialog në dobi të demokratizimit maksimal të proceseve zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes debatit dhe analizave ti fitojmë drejtimet më të mira për model dhe zgjidhje ligjore të cilat do të jenë më të përshtatshmet që ta forcojmë demokracinë parlamentare me përfaqësues të popullit të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e bashkësive të ndryshme në vendin tonë”, shtoi Zaevi.
Gerberih: Nevojitet bashkëpunim për ardhmëri evropiane
E.T. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih, në fjalimin e tij në Konferencën për reforma zgjedhore: Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni, deklaroi se ka ardhur koha që shoqëria jonë të bashkohet dhe të bashkëpunojnë ngushtë të gjitha etnikumet me qëllim të tejkalimit të ndarjeve.
“Sot/nesër, parlamenti gjerman, Bundestagu, do të merr vendimin për votimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e BE. Përskaj të gjitha vështirësive dhe mangësive, të cilat ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut krijoi një tregim të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në kuptim të afrimit të rajonit. Maqedonia e Veriut për momentin nuk ka probleme me fqinjët. Maqedonia e Veriut ka krijuar dallim të madh me dimensione historike me Marrëveshjen e Ohrit. Kjo duhet të paraqet shembull për tërë rajonin”, deklaroi Ambasadori Tomas Gerberih.
Ai shtoi se përskaj suksesit në politikën e jashtme, tani është me rëndësi më tej të thellohet procesi i reformave dhe të zbatohen ligjet e reformave të sjella paraprakisht nga Kuvendi, duke i përfshrë gjithashtu edhe votat e opozitës.
“Këto orvatje duhet të forcohen dhe të japin rezultate të dukshme për çdo qytetar. Edhe këto orvatje duhet ta përfshijnë reformat e sistemit zgjedhor. Për këtë qëllim, shoqëria – kjo ka të bëjë edhe me të gjitha pjesët e shoqërisë tuaj, duke i përfshirë të gjitha etnitë – duhet të bashkohet dhe të bashkëpunojnë ngushtë mes vete që të tejkalohet ndasia ende ekzistuese, e në momente e rritur në shoqërinë tuaj. Këtu do të dëshiroja ta shprehi respektin tim ndaj rolit të presidentit Pendarovski, motoja e të cilit çdo herë është se ai është presidenti i të gjithëve. Temat konkrete për të cilat do të flisni sot në konferencën tuaj gjithashtu janë pjesë qendrore të procesit të integrimeve në BE në formë të mbështetjes nga ato institucione, si dhe pritjet për përparim ndaj qasjes”, deklaroi Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.
Deskoska: Fillojmë bisedime të reja për ndryshime në Kodin Zgjedhor
Ministria për drejtësi do t’i përtërijë bisedimet e grupit punues për ndryshime të Kodit zgjedhor, paralajmëroi ministrja për drejtësi Renata Deskoska në Konferencën për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni.
“Ishte përgatitur një plan projekt në të cilin i implementuam rekomandimet e OSBE/ODIHR, por nuk i kishim përgjigjet e partive politike. Pavarësisht, do të fillojmë bisedime të reja. Teksti i ri i ligjit do t’i përfshijë edhe pyetjet aktuale, siç janë listat e hapura dhe modeli i ri zgjedhor, ndërsa MP do të jetë ndërmjetësues në procesin”, deklaroi Deskoska.
Ajo theksoi se Ministria e drejtësisë nuk do të përmbajë asnjë reformë për të cilën nuk do të ketë konsensus nga partitë politike.
Mançevski: Ligjet nuk i kemi problem, problem është mosrespektimi!
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, theksoi se ministria në periudhën e ardhshme do të jetë e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve në pjesën e Listës së Votuesve.
“Si mund të ndihmojmë? Në Ministri mbaroi instalimi i regjistrit elektronik i popullsisë dhe së shpejti do të lëshohet në përdorim. Regjistri duhet t’i zgjidhë konfliktet rreth të dhënave të ndryshme të qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se ne do ta bëjmë Listën e Votuesve, por se vetëm do të ndihmojmë. KSHZ edhe më tej është përgjegjës për Listën e Votuesve, ndërsa kjo do të jetë vetëm edhe një mjet që do t’u ndihmojë atyre që e përgatisin Listën e Votuesve, deklaroi Mançevski.
Në aspektin e qëndrimeve të LSDM, Mançevski theksoi se partia ka pozita mjaft të pastra në pjesën e reformave zgjedhore, të cilat janë të futura në programin zgjedhor dhe shpreson se më në fund kemi kushte ta plotësojmë këtë.
“Biseduam në mënyrë efikase për të cilat ende vlerësojmë se mund t’i përmirësojmë kushtet. Tema e parë për të cilën u arritën rezultate ishte konsensusi i përbërjes së re të KSHZ. Ligji në draft formë është i dërguar që vitin e kaluar, por nuk kemi përgjigje nga VMRO-DPMNE. Ekzistonte shansi të implementohet deri tani”, thotë Mançevski, duke shtuar se çdo gjë që është në drejtim të rritjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, është e pranueshme për LSDM.
Ai pastaj foli për ligjin për financimin e partive politike për të cilin tha se LSDM është pajtuar nën presion dhe kushtëzim.
“Kjo mënyrë e financimit të fushatës politike u pranua nga ana ynë nën kushtëzim. Në përgatitjet e referendumit ne nuk kishim zgjedhur përbërjen e KSHZ. Ishim të kushtëzuar ta pranojmë këtë mënyrë të financimit sepse ndryshe nuk do të kishte zgjedhje të anëtarëve të rinj të KSHZ. Për VMRO-DPMNE ishin të rëndësishme paratë!”, theksoi Mançevski, dukë u bërë thirrje anëtarëve të VMRO-DPMNE ta demantojnë.
Mançevski mbaroi me poentën se me rëndësi është vullneti politik. “Nëse mund të arrihet një Ligj, nëse dëshirohet të manipulohet me zgjedhje, do të gjendet mënyra. Ligjet nuk janë aq problem, sa që është problem mosrespektimi i ligjeve. Nëse nuk jemi të gjithë të përkushtuar në procesin, nuk ka rëndësi çfarëdo të kuptohemi. Çdo herë duhet të luftojmë për më tepër”, përfundoi Mançevski.
Milevski: Zgjedhjet lokale do të kenë lista të hapura
Zgjedhjet e ardhshme për këshilltarë komunal do të jenë me lista të hapura, për të cilën gjë kemi konsensus politik, paralajmëroi ministri për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski.
“Në kornizat e ndryshimeve në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, deri në fund të vitit duhet të ketë ndryshime të reja në Ligjin për zgjidhje të Këshilltarëve, ata të zgjidhen me lista të hapura, për këtë ka konsensus qeveritar, opozita paralajmëroi se nuk ka asgjë kundër. Në këtë mënyrë do të ngritët cilësia e këshillave komunale”, tha Milevski.
Edhe LDP është për ndryshim të modelit zgjedhor, angazhohet për lista të hapura dhe një njësi zgjedhore, njësi matëse për demokratizimin e shoqërisë. Mes problemeve që i ka Kodi zgjedhor i tanishëm, sipas Milevskit, është edhe reklamimi i listave të kandidatëve.
“Vlerësojmë se një njësi zgjedhore, listat e hapura dhe ndalesa për koalicionim do ta paraqesë gjendjen reale në vend”, thotë Milevski.
LDP vlerësojnë se në fushatat parazgjedhore të gjitha partitë duhet të fillojnë nga zero dhe se askush nuk duhet të ketë përparësi. Për besueshmëri në votime, sipas Milevskit, duhet të kthehet mënyra e identifikimit të votuesve me gjurmë të gishtit. Në vendvotimet, nuk guxon të lejohet të ketë përfaqësues vetëm nga partitë më të mëdha.
Moraçanin: Lista të hapura nënkuptojnë përgjegjësi më e madhe të çdo deputeti
Kryetarja e DOM, Maja Moraçanin theksoi se listat e hapura nënkuptojnë përgjegjësi personale të çdo deputeti.
“Lista të hapura duhet të ketë edhe për zgjedhje parlamentare edhe lokale, kjo do të thotë se qytetarët nuk do të zgjedhin vetëm për cilën parti do të votojnë por edhe kandidatin. Atëherë përgjegjësia personale është edhe më e madhe”, deklaroi Moraçanin.
Ajo tha se DOM vite me radhë angazhohet për ndryshimin e modelit zgjedhor me tre poenta kyçe: një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe numër të barabartë të grave dhe burrave në lista. Ajo vlerëson se një njësi zgjedhore, me model proporcional, do ta avancojë demokracinë dhe qytetarët do të jenë të përfaqësuar në mënyrë më të duhur.
“Tani, një kandidat me 5-6 mijë vota mund të mos fitojë vend deputeti, kjo do të thotë se ata qytetarë që e kanë votuar, nuk do të kenë përfaqësues të tyre në parlament”, theksoi Moraçanin.
Popovska: Kërkojmë vend në procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Deputetja nga partia e njëjtë, Liljana Popovska, theksoi se deputetët që kërkojnë një njësi zgjedhore kërkojnë vend në procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
“Dymbëdhjetë deputetë nga Iniciativa për një njësi zgjedhore kërkojnë të jenë të përfshirë në procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor”, theksoi ajo si përfaqësuese e iniciativës.
“Si deputetë kërkojmë të jemi të kyçur në procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kërkuam takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe me partitë e mëdha politike/ Vlerësojmë se si 10 % të kuvendit, kemi të drejtë të marrim pjesë në këtë proces”, tha Popovska në Konferencën për reforma zgjedhore të organizuar nga CIVILi.
Lloga: Aleanca mbështet lista të hapura, por jo një njësi zgjedhore
Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, theksoi se partia mbështet lista të hapura, por jo edhe një njësi zgjedhore.
“Ne jemi kundër një njësie zgjedhore. Duhet të ketë së paku 8, ndërsa mundet edhe 10 njësi zgjedhore. Sipas Ligjit për ndarje territoriale nga viti 2009, duhet, gjë që është angazhimi ynë, të kemi përfshirje proporcionale”, tha Lloga.
Aleanca për Shqiptarët, theksoi ai, është e hapur për diskutim për të gjitha modelet zgjedhore dhe vlerëson se modeli aktual nuk është i qëndrueshëm.
“Vlerësojmë se nuk janë të përfaqësuara në mënyrë reale të gjitha njësitë. Ndërhyrjet tjera në Kodin Zgjedhor, kur pragu nga 3% është i rritur në 5%, vetëm e zmadhojnë disproporcionin”, theksoi Lloga.
Samka Ibraimovski: Po të mos ishin bombat, do të ishim monarki
“Po të mos ishin bombat, do të ishim monarki. Njerëzit na u larguan jashtë vendit, mbetën votuesit e partisë që ishte eksperte për falsifikimin e zgjedhjeve. Nuk është e rastit ajo ndërtesë, nga e cila monarku e përshëndet popullin”, tha deputeti i PCER, Samka Ibraimovski në konferencë.
“Do të dal në terren, do ta luajmë lojën, kush fiton, do të shkojë më tej. Dua të ballafaqohem me popullin tim, të shoh çfarë mendon për mua. Jo pse jam Rom, por të shoh edhe ata në Shkup edhe ata në Dibër çfarë mendojnë për mua”, vlerëson deputeti Samka Ibraimovski, një nga nënshkruesit e Iniciativës për një njësi votuese.
Ai vlerëson se lista e votuesve nuk ka më tepër se 1.300. 000 votues dhe insiston se në procesin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor duhet të marrin pjesë të gjitha partitë.
Bogojeski: Partitë e mëdha kanë frikë nga konkurrenca në model me një njësi zgjedhore
“Te partitë e mëdha kemi frikë të dyfishtë nga konkurrenca nga modeli me një njësi zgjedhore: e para për listat, e dyta për liderët. Por kjo është rast i shkëlqyer që partitë të bëjnë filtrim të brendshëm dhe t’i lënë qytetarët ta zgjedhin liderin”, vlerëson Petar Bobojeski, i cili, siç tha, me pjesëmarrjen e tij në konferencë tenton të promovojë opozitë normale e cila do të diskutojë për temat normale, përveç PSP-së.
Opozitë e cila di se si ta njeh shansin përmes iniciativave nga sektori joqeveritar, të fillojë debat për çështje të rëndësishme, vlerëson ai.
“Për partitë e mëdha është e rëndësishme se treguan mungesë të jashtëzakonshme të kapacitetit demokratik, në veçanti udhëheqësitë partiake. Pasi që kemi mungesë të këtij kapaciteti, e tepricë interesi, në interesin e tyre në drejtimin e promovimit të një njësie zgjedhore, është si vijon: ata janë humbësit më të mëdhenj në 6 njësi zgjedhore sepse mijëra vota humben dhe nuk vlerësohen në mandate. Kjo edhe është rast për partitë më të vogla t’i koncentrojnë vota e tyre”, thotë Bogojeski. Ai theksoi se Evropa shkon edhe më tej: dëshiron që Bashkimin Evropian ta bëjë një njësi zgjedhore.
Aliu: Alternativa kërkon lista të hapura për përfaqësim më të drejtë
“Ne jemi të qëndrimit se listat duhet të jenë të hapura me një qëllim, përfaqësim më të drejtë”, vlerëson Lulzim Aliu nga Alternativa.
Ai thotë se nëse modelet zgjedhore edhe deri tani janë ndryshuar, asnjëherë nuk kanë qenë të drejtë për të gjithë subjektet dhe të gjithë qytetarët.
“Nëse kemi më tepër se një të katërtën e qytetarëve, të përkatësisë shqiptare, kjo nuk është e paraqitur në Kuvend. Por, me lista të hapura do të rritet edhe cilësia e deputetëve të zgjedhur. Shpesh ndodh në Kuvend qytetarët ti përfaqësojnë ata që kanë humbur vite në shkollë, na bankat e fundit. Me listat e hapura do të mundësohet që deputetët në mënyrë më dinjitoze t’i përfaqësojnë qytetarët”, vlerëson Aliu.
Rexhepi: Besa është për lista hapura
Besa vlerëson se modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura të kandidatëve, u jep legjitimitet partive dhe kandidatëve dhe i lidh me votuesit, gjegjësisht, me qytetarët, tha Kastriot Rexhepi nga Besa.
Por, nga BESA mendojnë se duhet të ketë tre njësi zgjedhore, për përfaqësim të përshtatshëm gjeografik të qytetarëve.
Rexhepi, si edhe disa tjerë para tij, mendon se do të ishte mirë në debate të këtij lloji të marrin pjesë edhe përfaqësues të ministrisë për drejtësi dhe partitë më të mëdha, të cilët vendosin për modelin zgjedhor.
“Është me rëndësi të madhe të krijohet mekanizëm efikas për pastrimin e Listës së Votuesve, por edhe t’u mundësohet e drejtë demokratike votuesve që tani nuk figurojnë në Listën e Votuesve. Rregullimi i financimit të fushatave zgjedhore nuk doli plotësisht i definuar, në të ardhmen, hollësirat të jenë plotësisht të definuara, dhe jo të jenë sipas vullnetit të partive politike, çdo herë duhet të ketë përmirësim dhe përsosje e këtij procesi”, vlerëson Rexhepi.
NSDP: Të shohim kush sa vlen
“Ka ardhur koha ta ndryshojmë modelin zgjedhor, edhe këtë edhe atë të mëparshmin, veçmë e dhanë kontributin e tyre, vlerëson Vlladimir Trajkovski nga NSDP.
“Angazhohemi për reformë urgjente të modelit zgjedhor dhe vlerësojmë se ky model do të jetë më i mirë për partitë më të vogla, sepse 20, 30 ose 40 mijë vota do të shkriheshin në mandate dhe do të arrinin rëndësi politike. Kështu do të shohim se kush sa vlen”, vlerëson Trajkovski.
Ai thekson se ndryshimi i modelit zgjedhor nuk guxon të jetë lojë fëmijësh, por në procesin duhet të kyçen ekspertë, profesorë dhe akademikë.
“Demokratët” kërkojnë votim të domosdoshëm
“Demokratët” angazhohen për ndryshim në pjesën e shumicës, votim të obligueshëm, që të mundësohet konsensus më i madh, vlerëson Ljubomir Kërstevski përfaqësues i partisë.
Partia kërkon edhe profesionalizim të KSHZ, që të përjashtohet mundësia në komisione të angazhohen anëtarë të partive politike, lista të hapura dhe pamundësi të ndryshohen koalicionet partiake ose përkatësia partiake pas verifikimit të mandateve të deputetëve.
Kërstevski kërkoi edhe të hiqet përfaqësimi i paguar politik i kandidatëve të partive që kanë në dispozicion mjete të mëdha financiare. Ai kërkoi edhe të ndalohet, gjatë inspektimit të opinionit, qytetarët ta shprehin qëndrimin e tyre personal për kandidatë konkretë, sepse vlerëson se rrezikohet privatësia e votimit.
GDU kërkon fletëvotime me opsion “asnjë nga të radhiturat”
GDU angazhohet për lista të hapura dhe një njësi zgjedhore, por edhe zvogëlim të numrit të përfaqësuesve, edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal.
“Numri i këshilltarëve në Qytetin e Shkupi është 45. Në Nju Jork është 50”, theksoi Petar Kolev nga GDU.
Partia angazhohet për ndryshime të censusit, por edhe opsionin “asnjë nga të radhiturat” në fletëvotimet.
“Të bashkuar për Maqedoni”: Me një njësi votuese çdo votë vlen njësoj
Partia “Të bashkuar për Maqedoni” është për largim nga modeli me 6 njësi zgjedhore, sepse me këtë model votat nuk kanë vlerë të barabartë, tha përfaqësuesi i partisë Gjorgji Stankovski, i cili paraqiti edhe simulim të rezultateve zgjedhore me model tjetër zgjedhor.
KSHPK: Mënyra e tanishme e financimit të partive është e paqëndrueshme
“Ndryshimet ligjore, ngadalë, por sigurt, sjellin deri te financimi afatgjatë me mjete nga buxheti, ndërsa leverdi më të madhe kanë partitë më të mëdha”, thotë Katica Nikollovska nga KSHPK, e cila tregoi disa shembuj për mundësi për abuzim me financat partiake, veçanërisht gjatë zgjedhjeve.
“Mbetet fakti se kjo mënyrë e financimit nga buxheti, nuk është i qëndrueshëm” tha Nikollovska. Ajo e shpjegoi mënyrën e ingerencave të KSHZ dhe Entit Shtetëror për Revizion në kontrollin e financimit të partive, dhe i theksoi mangësitë dhe pamundësinë për veprim të këtyre institucioneve.
Baçovska: Është e domosdoshme që politikanët të edukohen në aspektin e mediave, ndërsa partitë ta zmadhojnë përgjegjësinë shoqërore
Patjetër duhet të kemi komunikim cilësor politik, e për këtë është I domosdoshëm edukimi mediatic për politikanët, por edhe të zmadhohet niveli i përgjegjësisë shoqërore për partitë politike, vlerëson profesoresha Jasna Baçovska, e cila në konferencën për reforma zgjedhore në organizim të CIVILi foli për problemet me keqpërdorimin e mediave nga partitë, të manifestuar, mes tjerash edhe me dukurinë e lajmeve të rrejshme.
Nëse një portal e kemi politikisht të afërt, nuk duhet atje të bëjmë rrëmujë, nuk guxojmë ta dëmtojmë shoqërinë”, theksoi Baçovska.
Ajo tha se reklamat politike të paguara janë pjesa më e lehtë e problemit të përfaqësimit mediatik të partive.
“Ajo që është më e rrezikshme është propagimi difuz gjatë zgjedhjeve, e kjo është cilësia e komunikimit politik. Por, kjo nuk është problem vetëm te ne, kështu është çdo kund. Mirëpo, në atë pjesë kemi problem më të madh sepse nuk kemi media cilësore. Në Britani, mund të keni çfarëdo lloji lajme të rrejshme, por në fund do ta hapni “The Guardian”, thotë Baçovska.
“Te ne, me këto portale, e shihni se çfarë ndodh. Jemi plotësisht të defokusuar nga problemet e vërteta, bëjnë dëm të madh”, theksoi ajo.
Nuredini: Një njësi zgjedhore, lista të hapura pa asnjë prag
Duke e mbështetur iniciativën për ndryshim të modelit zgjedhor, Azbi Nuredini nga “Iniciativa për të drejtat e njeriut”, foli për dhunën zgjedhore, duke e ilustruar edhe me shembull nga përvoja personale në cikle zgjedhore.
Ai kërkoi ndryshime në trupat zgjedhorë të cilët duhet ta garantojnë, mes tjerash, edhe qetësinë në procesin zgjedhor.
Dimitrovska: Kërkojmë barazi për personat me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore
Bllagiva Dimitrovska nga “Inkluziva” foli për atë se vendi ynë vetëm duket demokratik, sepse e drejta për pjesëmarrje në procesin politik u takon të gjithëve, përveç personave me aftësi të kufizuara.
“Te ne ekziston sistem ligjor në të cilin një grupi qytetarësh u privohet e drejta e votës, këta janë qytetarët me aftësi të kufizuara, me çfarë bëhet diskriminim i drejtpërdrejtë. Nuk do të heshtim për këtë çështje, sepse ata e humbin të drejtën e votimit sepse i fshijnë nga Lista e Votuesve, thotë Dimitrovska.
Ajo shtoi se në Maqedoni ende nuk kemi deputet me aftësi të kufizuara.
“Ku është këtu respektimi i diversitetit? Edhe ata janë njerëz me të drejtat e njëjta dhe nuk duhet ti shohim me keqardhje, ata nuk kanë qasje në informata, komunikim, të drejtë të barabartë për votim, vota e tyre keqpërdoret, mbushen kutitë në emër të tyre!”, tha Dimitrovska.
“Siç flasim për barazi për gra dhe burra, ose etnike, ne kërkojmë barazi të personave me aftësi të kufizuara dhe ata duan të punojnë barabartë, si të gjithë tjerët, neve që nuk kemi aftësi të kufizuara na mungojnë shumë gjëra, gjegjësisht, dëshira që shteti ynë të shkojë përpara”, thotë Dimitrovska.
Igor K. Ilievski/ Maja Ivanovska/ Angella Petrovska
Tekstin e përpunoi: D. Tahiri
Fotografi: Biljana Jordanovska/ Goran Naumovski/ Angella Petrovska
This post is also available in: MacedonianEnglish