Pas seminarit të parë të suksesshëm për procese transparente dhe të përgjegjshme politike që u mbajt në Shtip, CIVILi e paralajmëron seminarin e dytë rajonal për rajonin e Pellagonisë.
Seminari do tëmbahet më 19 tetor në Bibliotekën e qytetit “Borka Taleski” në Prilep, me fillim në ora 10.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë aplikuesit nga komunat në rajonin e Pellagonisë: Manastir, Demir Hisar, Krivogashtani, Krushevë, Mogillë, Prilep, Novaci dhe Dollnen.
Pasi të konfirmohet aplikimi Juaj, ekipi i CIVILit do t’u kontaktojë për çështje logjistike dhe informata plotësuese.
Seminaret “Objektivi qytetar: Qytetare(ë)t marrin pjesë, vëzhgojnë dhe informojnë”, u kushtohen pjesëmarrjes qytetare, aktivizmit dhe gazetarisë qytetare me të cilat promovohen proceset transparente dhe të përgjegjshme politike që do të mbahen anembanë vendit.
Seminaret janë pjesë e projektit “Objektivi qytetar: Promovimi i proceseve transparente dhe të përgjegjshme politike, i financuar nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish