CIVILi do të mbajë konferencë për shtyp të dielën, 24 nëntor, në hotelin City Park, me fillim në ora 12. Takimi me mediat do të mbahet me rastin e numrit të madh të ngjarjeve që organizohen duke nisur nga 29 nëntori, deri në fund të muajit dhjetor. Një pjesë e madhe e aktiviteteve organizohen për nder të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe 20 vjetorin e themelimit të CIVILit.
Konferencë e madhe me pjesëmarrje të presidentit Stevo Pendarovski dhe liderët më të shquar të shoqërisë qytetare, do të mbahet më 29 nëntor, panel diskutimi me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, festivali multimedial me rastin e 10 Dhjetorit. Ditës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, aktivitete lidhur me luftën kundër korrupsionit, procesin zgjedhor, sfidat dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në vitin e ardhshëm, janë vetëm një pjesë e ngjarjeve dhe aktiviteteve bartës i të cilëve është CIVILi në periudhën e ardhshme.
Si zakonisht, ngjarja është e hapur edhe për të gjithë qytetare/ët e interesuar.
Ekipi i CIVILit për komunikim
This post is also available in: MacedonianEnglish