CIVILi dënon ashpër sulmin mbi ekipin e gazetarëve të Al Jazeera

CIVILi e dënon ashpër sulmin mbi ekipin e gazetarëve të platformës mediatike të Al Jazeera dhe kërkon nga institucionet përkatëse ta sanksionojnë sulmuesin sipas ligjit. CIVILi gjithashtu apelon te opinioni ta dënojë këtë sjellje të individëve dhe grupeve ndaj mediave, por edhe më gjerë, ndaj kundërshtarëve. Dhuna nuk është zgjidhje për tejkalimin e dallimeve, kjo vetëm mund t’i thellojë dhe të bëjë dëm afatgjatë për shoqërinë.

Ky incident edhe njëherë tregon se gjuha e urrejtjes të cilën e përhapin grupe ultranacionaliste të organizuara dhe përfaqësues të lartë të partive politike të caktuara mund të sjell deri te dhuna dhe vepra nga urrejtje. CIVILi i bën thirrje opinionit ti dënojnë propagandën e zezë, gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën inflamatore të politikanëve të caktuar.

CIVILi e shfrytëzon rastin të apelojë deri te institucionet relevante të përgatisin dhe miratojnë rregullore ligjore me të cilën sulmi mbi përfaqësuesit e mediave do të trajtohet si sulm mbi person zyrtar.

CIVILi shpreh mbështetje dhe solidaritet ndaj gazetares Millka Smilevska dhe kameramanit Jorde Angjellkoviq nga Al Jazeera dhe i uron për profesionalitetin dhe qetësinë, por edhe për guximin që e treguan në këtë rast.

This post is also available in: MacedonianEnglish