Dy ditë me CIVILin: Seri ngjarjesh onlajn në temën “Nacionalizëm”

CIVILi organizon seri panel diskutimesh dhe ngjarjesh tjera onlajn me titullim të përbashkët, “Nacionalizëm”, të martën dhe të mërkurën, 18-19 gusht 2020, me fillim në ora 10, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e organizatës. Ngjarjet janë pjesë e aksionit më të ri të CIVILit “Forumi qytetar për pjesëmarrje në krijimin e politikave qeveritare”.

Programi fillon me panel njëorësh me profesoreshat universitare Mirjana Najçevska dhe Violeta Petrovska Beshka.

Me fillim në ora 11:30, fillon paneli me Petrit Saraçinin (CIVIL) dhe Filip Stojanovski ( Metamorfozis).

Aktivistët Jane Gjorgjioski dhe Arian Mehmeti do të bisedojnë në temën në terminin nga ora 13 deri 14, ndërsa Xhabir Deralla  do të mbajë prezantim publik në ora 14:30.

Në ora 15: 30 në programin është Xhevdet Hajredini, ekspert për financa dhe kolumnist.

Programi vazhdon edhe pas kësaj informate të parë për ngjarjet onlajn të CIVILit, të hënën  pason publikim i agjendës së plotë.

Ngjarjet janë të mbyllura për publikun, për shkak të mbrojtjes nga koronavirusit, por do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e CIVILit. Ato janë pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i financuar nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian